Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër

K O N K U R S – Për vend të lirë pune:

Pozita: Asistent(e) Administrativ(e) – Kontabilist (e)

Vendi i punës:   Ambasada e Kosovës në Zvicër

Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit:
  28 maj 2015 – 12 qershor 2015

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Punon nën mbikëqyrjen e Ambasadorit. I/e caktuari/a në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon:

  • Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata përkatëse;
  • Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procesimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare;
  • Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore;
  • Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve të Ambasadës në mënyrë të sigurt;
  • Procedimi i korrespondencës të zyrës së Ambasadorit dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme;
  • Mirëmbajtja e dosjeve të Ambasadës;
  • Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:

  • Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
  • Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;
  • Të ketë njohuri të njërës nga gjuhet zyrtare te Zvicrës, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze;
  • Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në njërën nga gjuhët zyrtare te Zvicrës, kurse preferohet edhe gjuha angleze;
  • Njohuri nga aspekti i aktiviteteve diplomatike;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vetorganizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
  • Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për t’u intervistuar.

– CV-në;
– Kopjen e letërnjoftimit;
– Kopjet e kualifikimit-diplomës;
– Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;
– Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
– Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;
Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes ne adresën; Ambasada e Kosovës, Amthausgasse 3, 3011 Bern
Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.