Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bashkuar forcat me Agjencionin Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), për avancimin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Marrëveshja për bashkëpunim u nënshkrua sot nga ministri Hajrulla Çeku dhe ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund.
“Programi për të cilin u zotuan të dy palët të angazhohen në financim dhe zbatim të suksesshëm, ka për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore përmes mbështetjes së edukimit, zhvillimit të rrjeteve ndërmjet organizatave, promovimit të identiteteve kulturore lokale, dhe ofrimit të drejtave dhe qasjes së barabartë në trashëgiminë kulturore për të gjitha komunitetet”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.///Prointegra.ch//KlanKosova//.