Sot në Prishtinë, hapet panairi ndërkombëtar “Prishtina 2019”, i cili ka për qëllim promovimin e kompanive vendore dhe produkteve të tyre, ndërkaq organizohet nën përkujdesin e Odës Ekonomike të Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, ndërkohë që do të qëndrojë i hapur për tri ditë.
Të gjithë të interesuarit do të mund të marrin pjesë në këtë panair dhe të nnjoftohen nga afër me produktet vendore që i ofrojnë kompanitë tona vendore, një gjë shumë e mirë kjo për të pasur rastin për të pyetur edhe më shumë për to dhe për të rritur edhe më shumë konsumin e tyre. Pse jo të jepen edhe sugjerime për prodhuesit për atë se cfarë do të mund ti shtonin tregut tonë, dicka për të cilën kërkesa e qytetarëve do të mund të ishte e madhe.