– Sot studentët, profesorët e biznesmenët më të mirë, sot nuk i kemi në Kosovë, por i kemi në mesin tuaj.- Gjithashtu, shpirtërisht jeni shumë të lidhur me atdheun, përkundër asaj që jetoni në një vend të zhvilluar demokratik, siç është Zvicra, prandaj edhe Kosovën doni ta zhvilloni sipas modelit të këtij vendi: përmes dije, punës e djersës e jo formave të zhvatjes së shtetit.
Teksti e fotot Rexhep Rifati
Mbrëmë në prani të disa qindra mërgimtarëve, me prejardhje nga të gjitha trojet etnike, në një sallë të përmbushur, në qytetin e Aaraut në Zvicër, Dega e Lëvizja Vetëvendosjes në shtetin helvetik, organizoi një tubim bashkëbisedimi në mes të Albin Kurtit, kreut të kësaj partie dhe kandidat për kryeministër të Kosovës dhe politikanit të njohur zviceran, deputetit të Partisë Socialdemokrate në Parlamentin Nacional, Cedric Wermuth, që në fakt mori karakterin e një fushate e takimi parazgjedhor. Ndonëse, temë qendrore e këtij bashkëbisedimi ishte: “Rëndësia e pjesëmarrjes në proceset demokratike”, si fjala e Albinit ashtu edhe debati u përqendrua në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, por e në Zvicër, pasi shumica e mërgimtarëve tanë kanë shtetësi të dyfishtë.
Pasi u prit me ovacione e lule nga qindra simpatizantë, Albin Kurti, në mënyrë të detajuar shkoqiti një pjesë të programit të tij qeveritar, ku një hapësirë e veçantë i jepet edhe mërgatës sonë të madhe në Perëndim. Me ketër rast po jap edhe një pjesë të fjalës së Albin Kurtit, ku ai u ndal tek kontributi i diasporës , por edhe tek ftesa që mërgimtarët tanë të jenë pjesëmarre¨s aktiv në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, qoftë duke marrë pjesë direkt në votime në Kosovë apo edhe përmes postës elektronike.
Që në fillim të fjalës së tij , Albin Kurti potencoi se: “Çdo herë kur të vi në Zvicër e Gjermani, ju mblidheni në numër të madh, ngjashëm si edhe sot. Pra, takojmë kaq shumë shqiptarë , që nga shtypja politike apo ekonomike braktisët Kosovën apo u dëbuat nga atdheu, duke shtuar se nuk njeh asnjë shqiptarë që është në Zvicër e që të ketë ardhur për shkak të luksit. “, ndaj edhe me qeverisjen e Vetëvendosjes gjithsesi do të njihet ky fakt: sepse qindra mijëra shqiptarë në diasporë janë argumenti kryesor kundër Serbisë, prandaj edhe për ju do të ketë një status të veçantë, në rend të parë që tu njihet e drejta e votës.”
Kurti më tej shtoi se: “Mërgata jonë, diaspora jonë, ju që jeni jashtë vendit, por që jeni brenda kombit, prandaj edhe ne ju konsiderojmë pjesën më vitale të kombit tonë. Kuptohet se kurdoherë që bisedoni, përzemërsisht e shpirtërisht, përherë jeni më shumë të lidhur me atdheun, sepse ju jeni në një vend të zhvilluar demokratik siç është Zvicra dhe e shihni sesi fitohet nga puna, nderi e djersa, ndaj edhe kështu doni ta shihni edhe në Kosovë.
Faktori tjetër, janë studentët më të mirë e profesorët e biznesmenët më të mirë, sot nuk i kemi në Kosovë, por i kemi në mesin tuaj. Pra sot afaristët më të mirë i kemi në mërgatë. Vetëm ne Gjermani ka 30 mijë biznese shqiptare jo vetëm të Kosovës, Maqedonisë, Luginë e Preshevës e Malit të Zi , ndaj edhe vetëm një për qind nga ta të investonin në Kosovë, do të kishim nga dhjetë biznese të reja në çdo komunë. E dimë që preokupimi i tyre nuk është fitimi, por kthimi. Porse duhet siguruar kushtet dhe sigurinë, pasi preokupimi i tyre nuk është fitimi, por kthimi. Ka aq shumë bashkatdhetarë që duan të kthehen në Kosovë, por jo me humbje. Ndaj edhe ne do të garantojmë edhe fitimin e tyre, sepse nuk është fitim vetëm për mërgatën, por edhe vetë komunitetin përgjithësisht.
Pra, punëtorët më të përkushtuar e të devotshëm i pasmi jashtë, por edhe patriotët më të mëdhenj për vendin tonë i pasmi jashtë. Albin Kurti shprehi mendimin e tij se: “ Ju jeni brenda e ne jemi jashtë, nëse punëtorët, biznesmenët e patriotët me të mirë janë këtu, atëherë po del se këtu qenka Kosova e atje mërgata! Kosova mund të shpëtohet nga vetvetja, ndërsa të tjerët vetëm se mund të na ndihmojmë, veçmas kur ne fatin dhe gjykatën e marrim në duart tona”.
Albin Kurti shprehi pakënaqësinë edhe me konsullatat e ambasadat e Kosovës jashtë vendit, që nuk mundësojnë së paku nga një kuti ku mërgimtarët do të hidhnin votën e tyre dhe përkujtoi se kryetari i Kuvendit gjatë tërë kohës nuk pranoi që ligji për votimin e mërgimtarëve të futej në rend të ditës, i bindur se mërgata jonë nuk do të votonte më për partinë tij.