Sofra – organizim i përvitshëm nga Shoqata Studenti në Zvicër

Me datën 7 Maj të këtij viti, Shoqata Studenti sërish përkujdeset për organizimin e eventit ‘Sofra’. ‘Sofra‘ është një event që organizohet për vite me radhë, duke e bërë këtë njërin nga eventet më të njohura të Shoqatës. Qëllimi i ‘Sofrës‘ është mbledhja e studentëve në Zvicër, duke kultivuar traditën shqiptare përmes ushqimeve tradicionale që të pranishmit do të sjellin me vete.

Të dashur studentë
“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit.”, thotë një fjalë e urtë shqipe, e cila shfaq mjaft mirë mikpritjen tradicionale shqiptare.
Tipikisht në këto momente shtrohet sofra, ulen miq e zotër në rreth për të ngrënë dhe kuvenduar.
E riinterpretuar, por jo duke i humbur kuptimin, “Sofra” përbën një ndër eventet më të vjetër dhe më të njohur të Shoqatës Studenti, të cilën as këtë vit në asnjë mënyrë nuk mund ta lëmë pas dore.
Pra, kemi kënaqësinë të ju ftojmë:
SOFRA 2022
Kur? Të shtunën, më 07.05.2022 nga ora 16:00
Ku? GZ Grünau – Zürcher Gemeinschaftszentren (Grünauring 18, 8064 Zürich)
Nga që në vendin e lartëpërmendur nuk ka shumë vende parkingu për vetura, do të ju luteshim të vinit me mjete të transportit publik!
Na bashkangjiteni në një ditë me gatime tradicionale nën tingujt e muzikës shqipe (live).
Gjithashtu jeni si gjithëmonë të mirëseardhur të sillni ushqim për rritjen dhe zbukurimin e bufesë. Në listën më poshtë mundeni të shkruani nëse doni të sillni gatime.
Ju presim me Bukë, kripë e zemër! – thuhet në postimin e bërë nga Shoqata Studenti.