Si zjarri po digjej…
Nga Xhelal Hoxha
Dashtë ta ndizte zjarrin por nuk dinte si?!
Edhe pse gruan e kishte të sëmurë
I Sillej vërdallë edhe nuk dinte ç’të bënte assesi…
Mblodhi e çmblodhi, çdo gjë që gjeti
që kishte aty afër në shtëpi…
Për t’i ndezur në vatër disi,
me blozë hiri shkarpat përsëri…
Një ditë prej dite, në një ndej me mua, vet ai;
po mi tregonte hallet pak, nga pak
Shkujdesur i gjori të gjitha hallet e ti…
Ishte një burrë mesatar,
i vendosur tamam si një bajrak!
Nuk ishte i vjetër, as nuk ishte plak
Në mes tjerash, më tregonte për gruan e ti,
“që po e respektonte atë, s’ i me qenë një mbret!”
Thoshte: për çdo mëngjes, po më duhej zjarrin ta ndezi vet!
Sakaq unë që isha, si një nguca keq e pak tekanjoz
E zura pak s’i n’ befasi,
Ku i thash si mëndur pak s’i me mahi:
Ti edhe ashtu i mirë je e pare ki;
Merre një grua punëtore tjetër
Dhe mos u bën shumë nervoz!
“Nëse të ndodhë ndonjë e keqe e pa pritur?
Belanë nga miqtë tjerë ta largoj unë hiq pa e ditur!”.
Dhe s’keni nevojë aspak të bëheni dytë gjë loz
Fusha vrojtohet gjere e gjatë
Ndërsa pyllin mundohemi ta shohim shpat, më shpat;
Qoftë në një qytet, apo në ndonjë tjetër fshat…
Në fund fare, a dini çka më tha:
“Unë po digjem si zjarri përsëri e përsëri;
ndërsa ti, më flet për hirin, a je n’ terezi, o njeri?!”.



















