Si ne do lindin shumë e shumë..

Poezia në vazhdim titullohet ‘Lejleku’ nga poeti i njohur Dritëro Agolli. Kjo është një nga mënyrat si ai e shihte dhe e përshkruante situatën e mërgimit.
Më vjen në mendje një shtëpi
nën mal mbi lumin me lajthi
një plep i vjetër ish në breg
ku kishte çerdhen një lejlek.
askush folenë s’e mban mend
që kur në plep kish zënë vend.
po dihet veç një gjë në fshat
qe plepi tok me të u zgjat.
në sup e mori qysh i ri
e solli gjer në pleqëri.
sa gjenerata krra-krra-krra
u hodhën plepit krah me krah
u plakën, lindën, ikën larg
po s’e harruan atë prag
paçka se shkuan në mërgim
sërishmi erdhën fluturim
më vjen në mendje një shtëpi
me mollë, dardhë e avlli
dhe s’e harroj dot atë plep,
ku kishte çerdhen një lejlek
stërnip i tij akoma vjen
stërnip, ngjatjeta po të them
do pleqërojmë ti dhe unë
si ne do lindin shumë e shumë.