Si e sinjalizoi Interpoli profesor Fahri Mahallën për rrezikim nga Arkani?!

Në diskotekën Frisbei

Profesor Fahri Mahallën, njihet si personalitetet shqiptar në Zvicër, jo vetëm si sportist kulmor me Klubin “Dardania” që rekrutoi qindra karateist (në Ferizaj klubi “Kastrioti”), e ku vepruan shumë aktivist, madje edhe akademi, duke qenë njëherësh drejtues i Fondit për Pavarësinë e Kosovës për Zvicër me mbi 24 milion franga të grumbulluara, por ajo që nuk ishte bërë publike ishte puna dhjetëvjeçare në diskotekën “Frisbei” në Lozanë, ku shkaku i transmetimit të videove mbi krimet serbe në Kosovë e rrezikoi me jetë, madje edhe nga krimineli Arkan.- Ndërsa në Kosovë, regjimi serb i minoi dhe ngriti në ajër shtëpitë e shtatë vëllezërve Mahalla në Ferizaj, që babai Rizah Mahalla i kishte ngrit me atdhedashuri, arsyeja se në oborr kishin ngrit një sallë sporti, ku zhvilloheshin edhe kulturo-arsimore

 Intervistoi: Rexhep Rifati

Lidhur me këtë temë zhvillova një bisedë me Profesor Fahri Mahallën se si dhe kur ndodhi kjo ngjarje?!
Fahri Mahalla: Derisa kryeja detyrën e sigurimit në diskotekës “Frisbi dhe të kabarenë “Tabarisi”, që ndodheshin në të njëjtin objekt, në qendër të Lozanës, ku kam prit e përcjell mysafirët dhe jam përkujdes për rendin de disiplinën për dhjetë vjet të punës, sipas një parallogaritjeje, kanë kaluar mbi 2.000.000 mysafirë, me përkatësi të ndryshme. Ishte ky rasti mirë jo vetëm që të njihesha me figura publike, arti e kulture e të rinj, të shumtën studentë, u mundja gjithashtu të gjej hapësirë edhe për popullarizimin e çështjes së Kosovës për liri e pavarësi e në anën tjetër të diskreditoja aktet e dhunës e të mizorive të regjimit serbo-jugosllav.

Gjatë kësaj periudhe cilat ishin momentet që të shkaktuan telashe të veçanta?!

 Fahri Mahalla: Atëbotë ishte një situatë tejet e rëndë në Kosovë ndaj  edhe doja të gjeja mënyrën se si tërë kësaj mase mysafirësh të ia bëjë me dije aktet e dhunës dhe të krimeve që ushtronte aparati policor- ushtarak në Kosovë: Më lindi ideja dhe mora hapa konkret që Informatorin që përgatitej në Kosovë dhe përkthehej nga shqipja në frëngjisht tua ofroja vizitorëve të diskotekës. Siç dihet Informatori përgatitej në Kosovë nga patrioti i madh Enver Maloku dhe i dërgohej qendrave shqiptare të informimit nëpër botë, ndër to edhe në Gjenevë të ZVicrës, ku Qendra informative e udhëhiqej me një angazhim të veçantë nga Xhafer Shatri, më pas Ministër për Informim në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës në ekzil. Informatorët i shumëzoja në qindra kopje dhe e shpërndaja, me që rast në këtë punë i angazhoja edhe fëmijët e mi që shpërndarjen e bënin përmes kutive postare nëpër banesa të zviceraneve e të tjerëve.

Po forma tjera të shpërndarjes që nuk ishin të lejuara për këtë qëllim ?!

Fahri Mahalla: Synimi im ishte që edhe mysafirët në diskotekë ti njoftoja për krimet që i bënte Serbia ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi, e në veçanti ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kur e shihja se fjalët dhe informatori nuk e arrinin efektin e duhur për ti bind, vazhdova të përgatis video-incizime, si punë më konkrete: një video- incizim prej 30 minutave, që fillova ta transmetoja në momentin më i përshtatshëm, kur edhe kishte më së shumti mysafir në diskotekën e “Frisbit”.

Çfarë përmblidhje në video-xhirimet që shfaqeshe?!

Fahri Mahalla: Në video incizime përfshija zakonisht krimet që bënte policia dhe ushtria serbe në Kosovë ndaj shqiptarëve. Për moment më të përshtatshëm zgjodha një dite vikendi, kur në sallë kishte mbi 800 mysafirë, aq më parë që aty ishte edhe një mik i serbëve, që kur bisedoja me te për atë që ndodhte në Kosovë, ishte e pamundur ta bindja. Por efekti që arriti videoja vetëm për 30 minuta pati efektin e kundërt, sa ai erdhi dhe më kërkoi edhe falje për bindjen e tij të gabueshme.

Pos torturave e krimeve që ushtronte regjimi serb, cilat aktivitete të shqiptarëve ishin pjesë e video-incizimeve ?!

Fahri Mahalla: Prezantova gjithashtu protestat paqësore të shqiptarëve, e veçmas ato të vrasjeve të ushtarëve shqiptarë në armatën e Jugosllavisë. Por edhe vrasjet e protestuesve shqiptarë, helmimet e nxënësve, rastet kur policia serbe i shtinte me dhunë shqiptarët për ti gëlltit metalet, unazat, presat e thonjve. Një transmetim i tillë publik para të tjerëve, në këtë mënyrë para një auditori të huaj, bëhej për herë të parë.  Këtë transmetim e kam bërë menjëherë mbas helmimeve të nxënësve shqiptarë në Kosovë, ngase serbët dhe vet Serbia ishte shumë agresive, si  ndaj shqiptarëve të Kosovë ashtu dhe ndaj shqiptarëve në diasporë .

Po rolin e mërgimtarëve si e vlerëson për atë kohë?

Fahri Mahalla: Dihet mirëfilli edhe nga e kaluara se patriotët shqiptarë kurrë nuk janë ndalë së vepruari dhe në angazhimin e tyre për ti njoftuar të tjerët me atë që ndodhte në Kosovë, ndaj edhe këtu organizoheshin protesta ta për ta njoftuar opinionin botëror për përmasat e dhunës dhe të masakrave që zbatonte policia dhe ushtria serbe ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi, e në veçanti ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ndaj edhe vlerësoj se ne shqiptarët kudo që jemi duhet të jemi ambasador të kombit Shqiptar, për tu vu në mbrojtje të atdheut e kombit.

Cilat ishin pasojat nga organizimet në diasporë?!

Fahri Mahalla: Ti njoftosh të tjerët sidomos autoritetet dhe njerëzit me ndikim në një vend të huaj, kjo nga UDB-a jugosllave konsiderohej si veprim i haptë armiqësor. Ndaj edhe UDB-a që dirigjohej nga Serbia si dhe Kosi ushtarak i vriste ata shqiptarë që tentonin të bashkonin shqiptarët, për tu organizuar në organizime për çlirimin e Kosovës. Dhe jo vetëm këta por edhe ata shqiptarë që e njoftonin opinionin botëror, për masakrat që i bënte Serbia në Kosovë.

Kur ishte momenti më i përshtatshëm për transmetimin e kasetës?!
Fahri Mahalla: Transmetimin e planifikoja gjatë një vikendi, kur pronari i diskotekës nuk ishte prezent. Gjithashtu, doja ta transmetoja  kur diskoteka të jetë e stërmbushur me mysafirë, po edhe kur aty ishte prezent edhe ai miku i serbeve. Ishte momenti i përshtatshëm për transmetim, ndaj edhe ia dhashë video kasetën digjeut për transmetim. Ai më tha se ti mbanë përgjegjësinë para pronarit, pasi unë nuk kam të drejtë të bëjë këtë veprim. Pasi i konfirmova se unë mbajë  i përgjegjësinë digjeu më tha se muzikën s`mundem me ndal, ndaj edhe incizimin do ta lëshoj si spot. Pasi pranova variantin, filloi  transmetimi në pëlhurë, në një sipërfaqe 3 X 2 metra. Ndodhi që, mbas dy tre minutave mysafirët të kërkojnë të ndalet muzika, për ta dëgjua edhe zërin,  ndaj edhe ata e përcollën incizimin deri në fund, madje me një qetësi të pa parë, sa edhe disa u shtangën nga ajo që e panë me sytë e tyre se çfarë masakra bënin policia dhe ushtria serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Sidomos shqetësuese ishin skenat kur policia serbe rrihnin një protestues shqiptar me synim që ta mbysnin. Ndërsa që edhe skenat tjera ishin tmerruese e të dhimbshme.

Mbasi që përfundoi transmetimi e mora nga digjej video kasetën dhe i falënderova mysafirët për interesimin e treguar dhe qetësinë e mbajtur.

Të gjithë ata që e panë incizimin u habitën, si ka mundësi kjo me ndodh në shekullin 21, si ka mundësi me veprua njeriu ndaj njeriut në këtë mënyrë. Video kasetën e kam shumëzua dhe ua kam dhanë disave nga ata që nuk patën rastin ta shikojnë.

Po çfarë ishte reagimi dhe reflektimi pati ky video-transmetim ?!

 Fahri Mahalla: Vetëm pak ditë pas këtij transmetimi në një ditë gjatë javës të vijnë pesë persona, dy ishin të veshur me kostume dhe kishin vendos kravatat, tre të veshur normal. Dy prej tyre i njihja, ishin të sigurimit shtetëror zviceranë, tre të tjerët jo. Hyn brenda përmes institucioneve zvicerane dhe kishin lanë takim me pronarin e diskotekës. Një shqiptarë që në atë ndërrim ishte me mua më tha njërin po e njoh, se është Udbash nga Prishtina. Ata u ulën biseduan me pronarin diku mbi gjysmë ore dhe duke dalë nga diskoteka, njëri në gjuhen serbe më tha si je aje mirë, unë në gjuhën frënge ia ktheva se: shumë mirë jam.

Pastaj pronari diskotekës më thirri dhe më tregoj se kush ishin ata persona, se ishin nga ambasada e Jugosllavisë në Bern. Pronari më tregoi pse kishin ardhur, për arsye se gjatë vikendit kurë un nuk kam qenë prezent, ti e ke transmetua një incizim në diskotekë mbi ngjarjet në Kosovë, e që është e ndaluar. Më tha gjithashtu të lutëm mos gabo me përsërit, se mundesh me humb vendin e punës. Dënimin unë do ta paguaj sepse janë të ndaluara me ligj transmetimet e  tilla

Mbas tre jave kanë në Frisbi edhe tre persona të dyshimtë

A pasuan veprime të tjera nga pala serbe?!

Fahri Mahalla: Ndërkohë, veprimet serbe nuk patën të ndalur, ndodhi që një ditë në diskotekë të hyjnë tre persona, njëri më ra në sy, pasi kishte me flokë të gjata e të bardha- Shihej se flokët ishin të ngjyrosura. Ata persona kurrë si kisha parë ma parë, tërë kohën i kam përcjell me kureshtje përmes pasqyrës në kënd. Ndërsa, që shikimet e tyre ishin të dyshimta: e morën një bute viski e pinin, pastaj  shkuan para se me u mbyll diskoteka.

Po më pastaj ç ‘ndodhi?!

Fahri Mahalla: Të nesërmen nga ora 23 erdhën në disko erdhën dy punëtorë të Interpolit, që të dy i njihja, e nxorën një foto dhe më pyetën a ka qenë mbarmë ky person në diskotekë, ju thashë se po. “Këtë person e kërkon Interpoli, është i rrezikshëm, ky është kriminel, vrasës por edhe hajn. Ky është ai që i ka gisht në vrasjen e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën”, por emrin se kush ishte nuk ma thanë. Më sinjalizuan që të kem kujdes, sepse: “ ky njeri ka marrë detyrë për të vrarë edhe ty”. Unë i pyeta “po arsyeja?!”, më thanë sepse ti po bënë propagandë kundër Jugosllavisë , gjegjësisht Serbisë, pasi gjatë vikendit e ke lëshua një incizimin në diskotekë dhe për ketë jemi njoftuar ngase ata  të ambasadës së Jugosllavisë po thonë se ke bërë një akt armiqësor kundër shtetit të Jugosllavisë.

Po cili ishte hapi tjetër që ndërmori regjimi serb?!
Fahri Mahalla: Më pastaj unë me ata të Interpolit jemi koordinuar, ndaj edhe u jam shumë mirënjohës atyre për njoftimin me kohë që ma bën.  Nga ai moment unë kam pas kujdes të veçantë për veten time dhe kam veprua sipas këshillave të tyre.

Më vonë e kuptova se ai që kishte marrë detyrë nga UDB-a për të më vrarë kishte qenë krimineli Arkan, gjegjësisht Zhelko Razhnatoviç, Me të filluar të luftës mes Serbisë dhe Kroacisë, gjatë luftimeve në Bosnje e kam pa përmes ekranit në frontin e luftërave, po atë fytyrë vrastare që ishte në diskotekën “Frisbei”, ku edhe punoja prej vitesh për rrezikun nga i cili më njoftoi me kohë Interpoli pasi edhe ai ishte në kërkim të tij.