Si duket sot, vendlindja e Aleksandrit të Madh!?  

 

Pella – është qytet i cili gjendet në Greqi ose më saktë qytet i cili gjendet në Maqedoninë antike qendrore dhe është një nga qytetet më të lashta të historisë së njerëzimit, e që shquhet si vendi ku ka lindur ALEKSANDRI MADH në vitin 356 para Krishtit dhe ka vdekur në vitin 323 në Babiloni, duke qenë një nga ushtarakët më të shquar të antikitetit

Teksti dhe fotot : Shenasi Aliu

Pella – që nga viti 410 para Krishtit ka qenë kryeqytet i Perandorisë së Maqedonisë, pra në kohën e Perandorit Filipi II dhe ky ishte babai i Aleksandrit madh, kurse e ëma ishte Olimpia me prejardhje nga Epiri. Pella ka një histori të bujshme për vetë faktin se ishte kryeqendra e një Perandorie të fuqishme botërore në të cilën lindën shumë figura eminente të historisë. Deri tani për njerëzimin sot e kësaj dite disa dukuri dhe fenomene ngelen të pashpjegueshme dhe mister, por edhe kjo e Maqedonisë është fenomen në vete, se si ka mundësi një Perandori kaq e fuqishme të zhduket tërësisht edhe si kulturë edhe si gjuhë!?

Pella – që nga viti 168 para Krishtit ra nën sundimin e Perandorisë Romake. Kurse, në shekullin I të epokës pas Krishtit u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe shkatërrimtar, ku qyteti u shndërrua në gërmadhë. Ky qytet gjatë periudhës së Bizantit dhe asaj Osmane është quajtur AGII APOSTOLI, kurse nga viti 1926 prapë i kthehet emri i vjetër PELLA.

Pella – sipas statistikës së vitit 2011, i ka 6.800 banor, kurse lartësia mbidetare është 38 m. Sipas, shumë studiuesve të huaj prejardhja e fjalës PELLA, shpjegohet vetëm përmes gjuhës shqipe. Disa studiues mendojnë se e ëma e Aleksandrit ka pasur një Atki ose siç i themi ne PELË/A, të cilën e ka dashuruar pakufishëm për shkathtësinë dhe inteligjencën e saj!

Kurse, kali i Aleksandrit i quajtur me emrin BUKEFALO i lindur në vitin 355 para Krishtit afër qytetit Pella dhe vdekur në viti 326 në qytetin JHELAM, në Provincën PUNJAB, të PAKISTANIT. Këtë kal Filipi II ia kishte blerë Aleksandrit kur ishte në moshën 13 vjeçare, por që nuk kishte njeri që ti hypte në kurriz , sepse ai kishte pasur një ves që ishte frikësuar prej hijes së vetë. Mirëpo, me zgjuarsinë që kishte Aleksandri, ai kish hetuar këtë ves negativ të këtij kali, kur ai vendosi që ti hipte  e ktheu në një pozicion të tillë që ai të mos e shihte hijen e vetë dhe kështu Aleksandri u gjend mbi kalë të cilët të pranishmit u habitën dhe e duartrokitën gjestin. Kali ishte blerë ose kishte kushtuar 13 Talentë, që ishte i barabartë me 1.500 rroga mujore të ushtarëve të kohës!

Ndërsa, shpjegimi i dytë prapë deshifrohet sipas gjuhës shqipe PJELLË/A, pra lindje. Ka pjellë një kafshë apo një grua?!

Unë pata rastin ti vizitoj shumë vende me rëndësi të Maqedonisë qendrore, kurse sot qytetet më të mëdha në këtë regjion janë:

1) EDESSA – e cila sot është edhe kryeqendra

2) GIANNITSA – qytet me arkeologji të pasur

3) ARIDEA – gjithashtu me vende arkeologjike

Kurse, qytetet më të vogla janë:

4) EXAPLATANOS dhe

5) PELLA

Prej fshatrave të cilat i vizitova dhe që ia vlen të vizitohen janë:

ARCHANGELOS – fshat shumë i bukur i cili njihet edhe si fshat i qershive, ngaqë e tërë fusha është e mbjell me qershi, kurse vendasit si ekonomi të vetme e kanë këtë prodhim.

ARSENI – është një nga fshatrat më të njohura në Greqi për llixhat e saj.

LOUTROHORI – gjithashtu është i njohur për llixhat, të cilat janë funksionale që nga koha e ALEKSANDRIT MADH, ku prindërit e tij dhe ai vetë kanë shijuar ujërat minerale të këtij fshati. Por, edhe unë udhëtova si në kohën e Akeksandrit dhe shijova të njëjtit burime!

RIZARI – mendohet se ky emër vjen nga fjala ORIZ, sepse në këtë fushë është kultivuar shumë orizi. Kurse, sot fusha e këtij fshati është shëndrruar në plantacione të PJESHKAVE, KIWIT, KAJSISË, KUMBULLËS, pra është një bukuri e rrallë. Nga ky fshat gjithashtu ka dal edhe një emër i njohur MARIETTA CHROUSALE, Mis Greqia 2003.

Në këto fshatra, takon shumë shqiptar të cilët punojnë në punët e fushës dhe plantacione, ato jetojnë pa familje, por që edhe nga grekët vendas vlerësohen si punëtor të mirë.

Në qytetin Pella, për herë të parë kanë filluar gërmimet në vitin 1950 të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Për lokacionin arkeologjik të këtij qyteti do të shkruaj në shkrimet e ardhshme. Ndërkaq, në vitin 2009 është ngritur dhe ndërtuar Muzeu Arkeologjik modern, në të cilin janë bartur eksponate nga lokacioni arkeologjik i kohës së Aleksandrit madh.

Do ju rrëfej një detaj të vogël, nëse vendosni që ta vizitoni vendlindjen e Aleksandrit së pari duhet ta vizitoni Muzeun, në të cilën hyrja kushton 2.50€ për person dhe me të njëjtat bileta mund ta vizitoni edhe lokacionin arkeologjik, pra nuk paguani hyrje për në lokacion. Kurse, nëse vizitën e bëni në drejtim të kundërt atëherë do paguani dy herë. Kush mundet ti vizitoj këto vende ia vlen dhe do ndaheni të kënaqur.

Si çdo qendër kulturore edhe Pella ka dhënë emra të njohur për tërë njerëzimin:

ALEKSANDRI MADH (356 – 323) para Krishtit

HEPHAISTION (360 -324/23) para Krishtit, shok i ngushtë i Aleksandrit

OPHELLAS (355 – 308) para Krishti, oficer i lartë dhe po ashtu shok i Aleksandrit.

EURIPIDI (480 – 406) para Krishti, Dramaturg i njohur si dhe shumë figura tjera eminente të kohës.

Në fund nuk mund të kaloj pa e theksuar se ajo e cila ka ngelur si traditë nga koha e Aleksandrit është kultivimi i pambukut, e tërë fusha është e mbjell me pambuk dhe unë pata fatin të qëlloj në kohën e mbledhjes (korrjes) së kësaj bime industriale.