Gëzuar Vitin 2021 nga «prointegra» me «Shotën” e Zvicrës!

 

Portali ynë “prointegra.ch”, gjithë lexuesve ua uron Vitin e Ri 2021, me dëshirën që në familjet e juaja të mbretërojë një atmosferë sa më festive për një vit më të mirë e më të shëndetshëm dhe fate e mbarësi në familje, me një kolazh fotosh nga 12 qytete shqiptare, aq sa ka muaj viti, pri nga një valle e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër.

Portali “prointegra.ch”, ndonëse me mundësi të kufizuara krahas ngjarjeve të tjera në vitin 2021 vjen me tri projekte vjetore, edhe atë:

1) Brenda 50 e sa javësh, çdo të hëne “prointegra” prezanton mërgatën tonë më të vjeter e më të madhe, arbëreshët e Italisë, si pasojë e okupimit të trojeve tona nga Perandoria Osmane. Pra çdo të hëne nga një katund arbëresh. Meqenëse asi që dere më tash kam vizitua 32 nga këto katunde, me mban shpresa se me vaksinimin kundër Covitit 19, se do ti vizitoj edhe vendbanimet tjera arbëreshe në Jugë të Italisë.

.

2) Temë e dytë do të jetë po ashtu mërgata më e madhe shqiptare në botë ajo shpërngulur në Turqi, si pasojë e luftërave të vazhdueshme sllavo- greke në kurriz të trojeve shqiptare dhe

3) Temë e tretë prezantimi i mbi 50 ansambleve artistike, kryesisht nga mërgata por edhe të grupeve artistike arbëreshe dhe atyre çame, por edhe grupet më të mëdha artistike nga trojet etnike. Grupet dhe ansamblet artistike do të shoqërohen me foto origjinale që kam shkrep përgjatë përcjelljes së tyre në tri dekadat e fundit.