Si do të duket Kosova në Samitin e Berlinit?

Vetëm edhe pak ditë na ndajnë nga takimi i radhës i liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 29 prill në Berlin, organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron. Në këtë takim, pritet që të bëhet një lëvizje e madhe në ndërtimin e bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim ky që do të përkrahet nnga fuqitë e mësha, sic është Gjermania.

Por, në këtë samit, pritet që të diskutohet gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku zë I vecantë do ti jepët cështjes së taksës.

Takimi i presidentëve, të Kosovës dhe atij të Serbisë, nuk është vendimtar për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por është një shans për të biseduar, ka thënë ish-zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee.