HESHTJA E FEMRËS SHQIPTARE

Ganimete Jakupi Demiri

Të jesh femër akoma pa ardhur në këtë botë do të paragjykojnë njerëzia gjininë tënde!

– Uh vajzë qenka, bëjnë disa – kur ia thua gjininë, kështu bëjnë disa gjoja se asgjë s’paska rëndësi se në këtë botë do të vij një engjëll si dhurata më e çmuar nga Zoti.

– Ndonëse në shumë shtete të avancuara ku ligji i jep përkrahje të madhe femrave, femrat kanë tjetër privilegj, gëzojnë të tjera rregulla për jetesë, ndërsa tek populli jonë shqiptarë fatkeqësisht akoma nuk kemi arritur që femrat të jenë në atë nivelin e shteteve të cilat e mbrojnë si është më së miri femrën…

– Ekzistojnë stereotipet e ndryshme për femrat, traditat me gjenerata të njëpasnjëshme duke i mësuar vajzat çdoherë vetëm të heshtin apo të durojnë të gjithë padrejtësitë, tradhtitë, shpifjet, keqtrajtimet, dhunën fizike e disa prej të gjitha këtyre të këqijave e heshtjeve nga dhuna e vazhdueshme, kërcënimet janë viktima në këtë botë për së gjalli, për arsye se mos të bëhen gjërat më të mëdha, problemet mos të marrin tjetër kahje, mos të ia qes zërin vetës dhe familjes, të durojnë nga dashuria që kanë për fëmijët (për arsye se shumë prej qifteve që ndahen fëmijët i merr burri shkaku I kushteve sociale, ekonomike, nga traditat e vjetra që gjoja fëmija duhet të rri tek baba, nga mos përkrahja e duhur e femrës dhe kushtet për t’i ofruar asaj si nënë me fëmijë nga ana e shtetit apo edhe e familjes), të gjitha këto i përballojnë femrat shqiptare…

– Në shtëpi të babës duhet të heshtin se gjoja vajzë nuk bënë të flasë e të dëgjohen fjalë për to, nuk u takon pasuria vajzave( edhepse me ligj është se ju takon),vajzën edhe kur e martojnë duke ia bërë urime thonë: “Përhajr robi”, domethëne ashtu shumë njerëz e llogarisin si rob vajzën kur shkon tek një tjetër shtëpi (apo në shtëpi të vetë për të krijuar një jetë të re me familje).

Kohëve të fundit femrat mjaft kanë përparuar duke kryer studime të ndryshme, duke udhëhequr misione të ndryshme, poste dhe duke qenë të pavarura por akoma nuk kanë arritur tek ne të jenë si në shtetet e mirë zhvilluara.

Në momentin që martohesh shkon në familje të burrit nga më i madhi tek më i vogli janë në gjendje të bëjnë lloj-lloj padrejtësie dhe t’i durosh se të thonë je në derë të huaj, të mos flasësh se je nuse, nuk të pyet askush se je e ardhur këtu në shtëpi të huaj…

Kur i bën disa vite të rriten fëmija do të thonë: Rri se askush s’të pyet, ndërton shtëpi e gjithçka me mund, njerës të ballit për t’u kënaqur në të me familjen tënde, por përsëri do të heshtësh, sepse fëmijët e tu kanë një jetë më ndryshe gjoja se më moderne edhe ti je një plakë e gjorë që ju dukesh se nuk di asgjë, kalon tjetër kohë kur nuk je e fortë më për të punuar asgjë, do të lënë krejtësisht vetëm ose do të dërgojnë në një shtëpi të pleqve po i pate mundësitë…

Jeta kalon valë – valë të ndryshme edhe çdoherë femra shqiptare duhet të rri e heshtur, shpeshherë I di të gjitha të këqijat që ia bëjnë njerëzit duke i duruar pafundësisht, por mentaliteti jonë kinse mos të më dal zëri keq, nga heshtja e vazhdueshme disa prej tyre i shohim duke I dhënë fund jetës në mënyra të ndryshme duke mos pasur një mbështetje të duhur nga askush dhe duke mos parë rrugëdalje tjetër…
Kështu është fati i shumë femrave shqiptare fatkeqësisht, çdoherë duke e bërë jetën ashtu si ju përshtatet të tjerëve e asnjëherë duke mos jetuar ashtu siç duan vetë..