Xhevat Hasani, 19 prill 2024
Serbia për ta sulmuar Kosovën ushtarakisht po pret të përhapen edhe disa vatra tjera të luftës nëpër botë. Në popull nuk thuhet kotë: Ujku do mjegull!
Shqiptarët kanë vetëm dy rrugë: Ose do ta mundin Serbinë, ose do të zhbëhen si komb.
Por shqiptarët për ta mundur Serbinë – ata duhet ta mundin vetën! E çka do të thotë kjo – ta mundin vetën?
Kjo do të thotë që secili shqiptar ta shikoj vetën në pasqyrë dhe t`ia numroj vetës të gjtha veset, mangësitë dhe ligësitë që ka.
Dhe pasiqë t`i ket identifikuar veset, mangësitë dhe ligësitë që ka, ta mund vetën duke i mundur (eliminuar) ato.
Shqiptari që e ka mundur vetën duke i eleminuar veset, mangësitë dhe ligesitë që ka, bëhet i aftë për ta mundur Serbin nëse kjo e fundit do ta sulmoj Kosovën. Kjo sepse shqiptari që e ka mundur vetën, para interesave të Kosovës nuk i vë interesat individuale, familjare, grupore apo partiake.
Shqiptari që e ka mundur vetën duke i eleminuar veset, mangësitë dhe ligesitë që ka, ai Kosovën, Shqipërinë dhe viset tjera shqiptare në Ballkan i ka të kthyera në Perëndimi.
Shqiptarët për të pasur liri dhe për të ekzistuar duhet të shpërlahen kolektivisht, nga mentalitet dhe mendësitë destruktive (vetëvrasëse) që kanë trashëguar nga e kaluara, ose që kanë kultivuar brenda vetës në këto dekadat e fundit.
Shqiptarët ose do të shkunden nga mendësitë joracionale e destruktive, ose do të shuhen.
Historia tregon se popujt që janë sjell siç po sillen shqiptarët në këto dekadat e fundit, ka kohë që janë shuar e zhdukur nga faqja e dheut.
Çka e pret një popull të cilit viset e veta i janë bërë ujk e derr, kurse viset e vendeve të huaja i janë bërë parajsë?
Çka e pret një popull që rri e pret me torb në krah!?
O tempora o mortes!