Shoqëroje këtë vikend me pogaqe

Vikendi në familjet tona gjithmonë karakterizohet me tryeza të pasura me ushqime tradicionale, e në vecanti brumëra. Njëra nga këto gatime të vikendit është edhe pogaqa, prandaj sot iu propozojmë që për mëngjes të gatuani pogaqe, lehtë, shpejtë dhe një shije të garantuar. Pogaqa mund të shoqërohet me fërgesa të ndryshme, si speca në ajkë, xhizë, ajvar apo suxhuk dhe patjetër ta ketë edhe cajin e zi, që sidomos në Kosovë përdoret shumë.

Përbërësit per pogaqen per tre persona janë:

  • 350 ml kos (ose uje te djathit),
  • 1 ve,
  • 1 luge e mesme kripe,
  • 2 luge te vogla sode bikarboni dhe miell.

Të gjithë përbërësit i bashkojmë në një enë dhe i hedhim miell duke e përzier vazhdimisht. Kur e shohim se brumi ka filluar të trashet e punojmë me dorë, mirëpo jo shumë sepse pogaqat nuk  duan që të punohet brumi gjatë.Brumin e hedhim në tepsi të lyer me gjalpë,I bëjmë sipër vrima  me pirun dhe e pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në temperaturë maksimale.