Shkaku i shiut, anulohet minimaratona për autizëm

Për mesditën e ditës së sotme, është paralajmëruar të mbahet minimiratona në distancë prej 5km në Prishtinë, ku të gjitha mjetet që do të mblidheshin nga ky vrapim, do ti dedikohedhin fëmijëve me autizëm. Por, për shkak të motit të keq me shi, kjo minimaratonnë është shtyrë për një ditë tjetër.

Kjo minimaratonë ishte paraparë të mbahej në sheshin “Zahir Pajaziti” nnë mesditë, nndërsa para nisjes së vrapimit, ishte paraparë të mbahej një concert muzikor, ku qytetarët do të argëtoheshin nga kënngëtarët e mirënjohur si Dafina Zeqiri, Lumi B dhe DJ Gamble.

Kjo minimaratonë, u organizua nga dy modelet dhe humanistet Afërdita Pacarada dhe Diellza Kolgeci, të cilat janë të njohura për organizimet e shpeshta të kësaj natyre.