Gjuha (poezi)

Dua të të flas
Të mbars në hapësirën mes nesh
Përjetësitë që premtuam puthurazi
Luleboret e njoma pas një acari të madh
Fshehurazi nga vetvetja premtohet sot dashuria
Nuk besojmë më as fjalët tona as të shenjtat
Gishtave lehtësisht lakohen të vërtetat
Fjala nuk thuhet
Ajo shkruhet pastaj shuhet
Dua të të flas
Shpirto
Të rrëfehem se sytë blu
Kaltërsinë e qiellit dhe detit ma kanë rrëmby
E hijet e ullinjëve… i humba edhe ato
Dua të të flas
pa gishta pa shkronja
pa fjalë pa zë
buzëve tua të njoma dua të frymoj sa dua
shekujve heshturazi të të dua

Luljeta Aliu, Prishtinë, 06.09.2017

[divider]

Luljeta Aliu
Luljeta Aliu

Luljeta Aliu është duke doktoruar në Shkenca Politike në Nurenberg të Gjermanisë me fokus Marrëdhëniet Transatlantike. Ajo ka mbaruar studimet interdisiplinare për Shkenca Politike, Letërsi Gjermane dhe Të Drejtën Ndërkombëtare në universitetin e Cyrihut, Zvicër, ku edhe ka shkruar master për vendimmarrjen ushtarake në misionet shumëkombëshe. Fushat e saj të interesit shkencor janë politikat ndërkombëtare të sigurisë, politika e jashtme, gjeopolitika dhe mobilizimi social. Ajo është edhe aktiviste e shoqërisë civile në Kosovë dhe si njohëse e çështjeve politike, kontribuon përmes analizave dhe shkrimeve të saj në mediat kosovare. Luljeta Aliu shkruan për gazetat në Kosovë dhe gazeta zvicërane…