S’) mund të mburremi
Ne mund të mburremi vazhdimisht
Po ndajfolja “por” thotë shumëçka
Shto gjendjen në terren plus përjetimet
Tregti me jetën
Mbi çatitë e ngrehinave tregtare
Ngrohin vetëm rrezet e këtij dielli të sotëm
Në brendinë e ngrehinave tregtare
Mundësi për ta shtyrë këtë jetë të vështirë
Çfarëdoqofshin çatitë e brendësitë
E çfarëdo ngrehine tjetër
Duket se në to bëhet tregti me jetën
Se në vijimësi u tunden themelet
Vargje v-r-azhdimësie
Vazhdoj sot si përherë
Zë vend nëpër kafene,
Sikur dje e pardje
E tutje e mëtutje…
Ndoshta e dini çfarë po dua të them,
E kam për hajgare a seriozisht a?!
Me njërën dorë bëj selfije (lexo:vetëshkrepje)
Me tjetrën e sjell botën nëpër gishta…
Thuaj diçka për këtë kohë
Nga ajo që dëgjoj e shoh
S’kam si të mos bëj „obobo“
„Obobo“ e „ububu“
E kupton kush ç’po ngjet kë-sh-tu?!
S’di tjetër të them unë për këtë kohë
Pos „ububu“ e „obobo“!….


















