Ditën e vizitës, 24 gushtit 2021, kur u gjendem në qendër Mungrasanos (it. Mongrassano) me emërtimin “Sheshi”, zhvillohej një ceremoni martesore, por jo si viteve më të hershme kur nusja vishej me kostume tradicionale. Ceremonia u zhvillua në kishën Congrega e Mongrassano, ku ngjitas me te e ka selinë edhe bashkia e qytezës.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Ky ngulim ndodhet në majë të një kodre dhe përshkohet nga rruga rajonale Torano-S.Marco. Mësojmë se sipas disa historianëve, Mongrassano njihej me këtë emër që në shekullin XII. Kjo zonë llogaritet si më e hershme me popullatë arbëreshe, ndaj edhe në shenjë kujtimi për të kaluarën e lavdishme, aty afër në një masiv të vogël është ngrit busti i heroit tonë kombëtar.
Qendra Ikonografike Arbëreshe, që u themelua në vitin 1992, mbledh një galeri të madhe fotografish të kulturës italo-shqiptare, si dhe shfaq një ekspozitë me veshje tradicionale arbëreshe. Në datën e vizitës sonë ishte e mbyllur, ndaj u desh të pajtohem vetëm me shkrepjen e një foto tabelës së saj.
- Sheshi ku ndodhet edhe bashkia e kisha
- Monumenti i Gjergj Kastriotit tejet tërheqës
- Pamja e një lagje
- Grupi artistik i Mungrasanos
- Ngulimi posedon edhe një qendër ikonografike