(Kushtuar Qendrës Shkollore “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri)
Akti barbarë i pushtuesve serb ishte helmimi i 256 nxënësve të kësaj shkolle para tri dekadave “Serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta. Ajo e rrezikon ekzistencën e tyre“ (Leo Freundlich)
Hazir MEHMETI, Vjenë
Qendrën Shkollore “Muharrem Bekteshi”, ndjera nga më të mëdhatë në Kosovë. Ishte vazhdimisht nën llupen e zezë të pushtetit pushtues serb. gati çdo ditë dënohej, maltretohej, përjashtohej ndonjëri nga mësimdhënësit, punëtorët teknik apo nxënësit. Ishte shkolla më e madhe në gjithë hapësirën e një shteti që filloi të shembej. Kishte 180 punëtorë prej tyre 172 mësimdhënës, 3.100 nxënës të ndarë në 109 klasa. Ndaj kolektivit të shkollës u ushtruar presion i vazhdueshëm si pak kund tjetër, bëhej diferencim ideopolitik aq i gjatë dhe i egër ndaj personelit arsimor të Qendrës Shkollore. Qe pas vitit të demonstratave për barazi me kombet tjera të vitit 1981, në Qendrën Shkollore u vunë në lëvizje të ashtuquajturën pastrim nga irredentistët e separatistët, kjo e goditi rëndë kolektivin dhe procesin mësimor. Fazë e re represion ushtrohet në vitet në vijim pas heqjes me dhunë të autonomisë së Kosovës me 23 mars 1989.
Këto ndryshime populli nuk i pranon por i kundërshtoi fuqishëm. E njohur në historinë tonë drejtë lirisë do shndritë Greva e Urisë e Minatorëve të Trepçës. Kolektivi i Qendrës Shkollore mbështeti grevën me kërkesat e saj. Greva e urisë ishte ngjarja më e guximshme dhe alarmuese për pushtuesin dhe veglat e tij, për botën, se shqiptarët kurrë nuk do nënshtrohen në robëri e skllavëri siç synonin pushtuesit. Mësimdhënësit shqiptarë organizuan tubimin solidarizimi me minatorët, u diskutua haptas duke e kundërshtuar shovinizmin serb i cili po shembte autonominë e Kosovës i shoqëruar me vrasje, plagosje, arrestime të përditshme. Kërkesa nga takimi protestues i kolektivit të shkollës u hartuan dhe dërguan në mjetet e informimi publik: RTK, Radio Kosovë dhe shtypin ditor.
Mësimdhënësit shqiptarë të Qendrës “Muharrem Bekteshi”, bashkë me punëtorët teknik vendosën për takimin e tyre themelues të Sindikatës së Pavarur me datë 8 mars 1990. Në këtë tubim u analizuan rrethanat e krijuara në shkollë, komunë dhe gjithë vendin. Rrethanat u vlerësuan të rënda dhe të rrezikshme për fatin e shkollës shqipe dhe mësimit shqip. Nga tubimi doli kryesia e saj në përbërje:
Hajdin Hajdini (kryetar),
Hazir Mehmeti (sekretar),
Shaban Krasniqi (anëtar)
Bahri Paci (anëtar) dhe
Bedri Shyti (anëtar).
Në mbledhjen e radhës, Bedri Tahiri zgjidhet delegat në Kongresin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili u mbajt në Gjakovë, me 30 qershor 1990. Ishe Kongresi i parë i saj nën drejtimin e themeluesit të Sindikatave të Pavarura Prof.Dr.Hajrullah Gorani. Kongresi u pengua nga forcat serbe por luajti efektin e vet duke u krahasuar nga avokatja e njohur Eva Brentli mysafire e kongresit, me Sindikatën “Solidarnosti” të Polonisë.
Asnjë formë e shtypjes dhe represionit të armikut nuk do ta ndryshon qëndrimin e mësimdhënësve/eve për ta hedhur poshtë plan programin mësimor serb racist dhe denigrues i hartuar pa i pyetur fare shqiptarët. Këtu ishte burimi i dëshpërimit serb, zhgënjimit serb, duke parë se nuk ka sukses realizimi i tij përkundër gjithë atyre masave ndëshkuese. Forma më e rëndë kriminale ishte helmimin i fëmijëve shqiptarë në shkolla, ku njëra më e prekura në Vushtrri ishte Qendra Shkollore. Paraprakisht u bë ndarje e nxënësve serb nga lokalet shkollore, e pastaj helmimi.
Zv. drejtori Ferat Perçuku dhe pedagogu i shkollës Sylejman Maxhuni dhanë pa kursyer ndihmën e tyre në organizim dhe mbështetje të nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve. Sindikata dhe Këshilli i Punëtorëve organizuan protesta me radhë me kërkesa për të vazhduar mësimin në lokalet shkollore, kundër segregacionit dhe kundër helmimit të nxënësve. Dr.Shukri Gerxhaliu, doktori trim dhe i vendosur, ju ofroi ndihmë nxënësve në lokalet e shkollës ku kishte ngritur ambulancë të improvizuar. Për këtë e kishte marr pëlqimin e drejtorisë, që ishte një ndihmë e mirë për nxënësit. Agim Osmani, drejtues i kuzhinës byrektore ndihmoi shumë me ushqime të helmuarit dhe kolektivin, por ndihma e tij e madhe ishte në sigurimin e barërave për të helmuarit. Ai i merrte nga Kisha Katolike Shqiptare në Binçë e Ferizaj. Shumë nga mësimdhënësit dhe aktivistët në vijim u arrestuan, dënuan, dhunuan në forma të ndryshme.
Mësimdhënësit e QAMSH ngjeshin aktivitet e tyre organizative në detyrat e reja, në rrethanat e reja të krijuara. Ata me 14 qershor 1990, formojnë Këshillin e Punëtorëve i shkëputur nga organet e vjetra të cilat vepronin sipas direktivave serbe përmes drejtorit dhe njërit nga zëvendësit. Në tubimin ku morën pjesë mësimdhënësit u zgjodh me vota të fshehta kryesia e Këshillit të Punëtorëve e cila për kryetar e zgjodhi Hazir Mehmeti i cili mori shumicën e votave nga të pranishmit. Drejtoria kishte futur përçarje të thellë në kolektiv, veçanërisht në raport ndërnacional. Ishin vu në shërbim të sigurimit serb duke dhënë informata për rreth aktivistëve, duke spiunuar vazhdimisht, duke manipuluar përmes mjeteve të informimit, veçanërisht atë në gjuhën serbe, TV Beogradin dhe mediat tjera.
Ndërprerja e financimit mësimdhënësve shqiptarë të shkollave të mesme, nga 1 janari i vitit 1991, solli një situatë re shumë të rëndë në gjithë Kosovën, edhe në Qendren e Mesme Shkollore “Muharrem Bektshi“. Kjo bëri që të rritej solidariteti i gjithë shqiptarëve që nga jugu, Ohri e Struga, gjerë në Cerajë e Boletin. Tani shtohen akoma më shumë detyrat e Sindikatave të Pavarura. Sindikatat e Pavarura u organizuan gjithnjë e më mirë në Nivel Komunal ku prezantohej edhe Qendra Shkollore me drejtuesit e saj.
30 vjet kaluan nga helmimi dhe represioni serb, por vitet e punës së shkollës në Shtëpi-Shkolla, lufta me vrasjet e shumta, do mbesin pjesë e hidhur shqiptare, njëkohësisht e krenarisë kombëtare.
Kolektivi i Qendrës Shkollore “Muharrem Bekteshi“ në Vushtrri, 1989/1990
Xhabir Hradinaj, Xhelal Merovci, Ferat Perçuku, Sylejman Maxhuni, Behram Izmaku, Bahri Paci, Musa Imeri, Hakif Bunjaku, Hilmi Saraçi, Nexhmi Maxhuni, Qazim Azemi, Bedri Shuti, Bedri Tahiri, Ragip Maxhuni, Remzi Tahiri, Sabit Kadriu, Sabit Abiti, Himi Dibrani, Ibrahim Xhakolli, Rizah Bilalli, Xhafer Merovci, Hajdin Hajdini, Rasim Mulaku, Shaban Krasniqi, Agim Galica, Harika Abdurrahmani, Lulzim Bivolaku, Nezir Hajdini, Ajet Ahmeti, Nasuf Ahmeti, Shefqet Nura, Ali Osmani, Musa Behrami, Gani Sokoli, Alush Mulaku, Selim Jashari, Arbresha Azemi, Naip Azemi, Zybejde Gogoli, Fadil Beqiri, Bislim Mlinaku, Ekram Kadriu, Selman Mustafa, Mahmut Pllana, Abedin Salihu, Fahri Pllana, Immer Llausha, Nader Saraqi, Gani Binaku, Milaim Hyseni, Xhemajl Pllana, Rashit Llapashtica, Kamer Rrukiqi, Musa Derguti, Ramë Blaka, Imrane Blakaj, Enver Hajdari, Raif Mehmeti, Xhavit Shabani, Gani Jashari, Bekë Beka, Rasim Bajrami, Shefki Ibishi, Hilmi Hajra, Bekrije Gjyshinca, Xhejlane Haxhiu, Shefqet Zeçiri, Nazmi Klinaku, Syleme Gogoli, Syzane Merovci, Bahtir Feka, Abdurrahim Mani, Halim Mehana, Shyqyri Mehana, Hazir Mehmeti, Izet Maxhuni, Jakup Krasniqi, Muharrem Merovci, Ramiz Hashimi, Lumnije Rexha, Xhejlane Hoxha, Fetah Rashica, Skender Sahiti, Ilaz Azemi, Ismet Kera, Afrim Maloku, Nijazi Ukshini, Bahrije Spanca, Remzi Popova, Nexhmi Xhaferi, Burbuçe Xhimshiti, Luan Zabergja, Raif Hyseni, Shemsedin Smakolli, Merçan Sholla, Shani Pllana, Beçir Haxhiu, Kasim Muharremi, Shaip Azemi, Selvete Sholla, Bukrije Gjyshinca, Rexhep Smakolli, Rasim Mlinaku, Rifat Maxhuni,Hysni Maxhuni, Nazif Fejza, Habib Kamberi, Bedri Hysni, Sali Gjyshinca, Sali Sadiku, Ali Miftari, Tyrman Haxhia, Muhamet Meniqi, N. Maxhera, Sami Tahiri,Nexhat Merovci, Sami Kadri, Ferki Kera, Osman Osmani, Nexhmedin Mehana, Selim Bozhlani, Ferki Qerimi, Shaip Latifi, Gazmend Popova, Xhavit Cecelia, Tushe Muja, Besim Jashari, Melihate Hajdari, Nazmi Gjoshaj, Bujar Halili, Mexhit Ferati, Fahrije Abazi, Fetah Hajdini, Ajri Dalipi, Driton Nitaj, Tefik Maloku, Nebahate Ternava, Esat Hulaj,Myrvete Musaj, Esat Abazi, Musa Zabergja, Hashim Zabergja, Hajrullah Dallku, Sabri Mulaku, Mehmet Galica, Sherif Thaçi, Sherif Ademi, Miran Fejzullahu, Remzi Grabanica