ROSU me aksion në komunat veriore me shumicë serbe, arrestohen disa serbe për dyshimin për krim të organizuar

Mëngjesin e sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore, në vendet me shumicë serbe. Bëhet e ditur se në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar disa persona me dyshimin për krim të organizuar, gjatë operacionit që ka nisur sot rreth orës 5 të mëngjesit.

Ajo cfarë ka ndodhur pas ndërmarrjes së aksionit, konkretisht një orë më vonë, serbët e veriut kanë aktivizuar alarmin që e përdorin në raste emergjente e që i bënë thirrje për tubim të menjëhershëm të qytetarëve, por mesa duket fare pak qytetarë ka pasur në rrugë.

Gjithashtu është bërë e ditur se njësiti i policisë së Kosovës ka hasur në rezistencë nga ana e serbëve, ku me c’rast bëhet e ditur për dy policë të plagosur, port ë cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Arrestimi i disa pjesëtarëve të policisë nga njësiti ROSU, ku gjithashtu dihet se janë konfiskuar edhe armë, kryekëputë ndërlidhet me krimin e organizuar që po mbizotëron në veri të vendit. Është bërë gjithashtu e ditur se është arrestuar edhe komandanti I stacionit policor në Zubin Potok, nacionaliteti i të cilit është serb.

Photo: Telegrafi