Një shenjë e re klinike që mund të konsiderohet specifike për çdo Covid 19

838

Humbja e brutale e odoratit apo ndjesisë së aromave (anosmia) është observuar te disa pacientë me Covid 19 të moshave të reja të cilët nuk i kishin fare hundët e nxanuna apo që rrjedhin, që në disa raste shoqërohej edhe me humbje të shijes së ushqimit (aguesie).

Shkruan: Ilaz Hysaj, mjek në qytetin Lille të Francës  

« Kjo anosmie, e përshkruar te shumë pacientë të prekur nga Covid 19 mund të paraqitet e izoluar apo bashkë me shenjat tjera që lidhen me virusin. Ne raste të anosmisë (humbjes brutale të ndjesisë së aromave) duhet të kontaktoni mjekun tuaj dhe të ndërpreni të gjitha format e vetëmjekimit pa një mendim të mjekut specialist. » kështu deklaroi me 21 mars drejtori për Shëndetësi në Ministrinë Franceze të Shëndetësisë, Profesor Jérôme Salomon. Kjo simptomë mbetet « deri dakun e rrallë » dhe « në përgjithësi » është hasur tek pacientët e moshave të reja me një formë « jo të rëndë » të sëmundjes.

Edhe shoqata Franceze e ORL ka sinjaluar këtë të premte një rritje të rasteve të tilla dhe sipas Dr Jean Michel Klei , president i kësaj shoqate, ekziston nje lidhje evidente mes anosmisë dhe virusit Covid 19.
« Jo të gjithë pacientët Covid pozitiv janë anosmik, por të gjithë anosmikët e izoluar, pa ndonjë shkak lokal dhe pa inflamacion të hundëve janë Covid pozitiv » kështu i deklaroi Agjensise Frace-Pres specialisti Jean –Michel Klein.

“Personat që humbin brutalisht ndjesinë e aromave, duhet të vetëizolohen dhe të bartin maskën edhe në ambientin familjar” nuk duhet të përdoren pikat për hundë që përmbajnë kortikosteroidë të cilat ulin mbrojtjen imunitare e as shpërlarjen e hundëve e cila rrezikon bartjen e virusit nga mukoza e hundës drejt mushkërive.