Rexhep Rifati: Sot në 80 – vjetorin e lindjes sime- libri: “ARBËRESHËT fotosintezë e shpirtit tim»

(Shitja edhe edhe e këtij libri të ri,  botim i Plaformes tonë prointegra.ch, do ti dedikohet bursave studentore në Kosovë)

Në ditëlindjen time të 80 -të, duke iu falënderuar familjes, miqve, kolegëve e dashamirëve, sot nxora ekzemplarin e parë (mostër) të librit më të ri: “ARBËRESHËT fotosintezë e shpirtit tim» (shqip dhe italisht), kushtuar motrave dhe vëllezërve arbëreshë, pas vizitës që i bëra të gjitha 52 vendbanimeve, gjegjësisht bashkive arbëreshe, që më dhanë aq shumë forcë, kurajë e dashuri, sa sot ta ndiej vetën shumë më të ri! Zatën ky ishte edhe projekti im jetësor, filluar gjysmë shekulli më parë kur në Kalabri isha për herë të parë si absolvent i Albanologjikut të Prishtinës.

Ndaj edhe me këtë rast falënderoj të gjithë ata që më shoqëruan në këto udhëtime, duke falënderuar në veçanti misionarin, intelektualin dhe atdhetarin arbëresh, Prof Dr. Antonio Belluscin (Belushin), për fjalën e tij shumë përmbajtjesore e inkurajuese,  redaktoren dhe përkthyesen, profesoresha Ornela Radovicka si edhe Skender Hajdarin redaktorin teknik, të të tria librave të mija monografike, të cilin në një masë e ndjej edhe si bashkautor.

Njëherësh, me këtë rast falënderoj të gjithë ata që më uruan në këtë përvjetor jubilar, me dëshirën që të gëzojnë shëndetin, lumturinë e prosperitetin dhe lumturinë e përhershme në familje.