20% e popullsisë kanë lëshuar Kosovën

Sipas njoftimit të fundit për media të Institutit EPIK, është bërë e ditur se në periudhën 2008-2018, gjithsej 203,330 qytetarë të Kosovës kanë lëshuar vendin dhe kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian. Ku gjatë të së njejtës kohë, 141,330 qytetarë të Kosovës u gjetën në formë ilegale duke qëndruar në BE. Por, megjithatë nnë njoftim thuhet se që nga viti 2016, Kosova ka shënuar nnjë rënie të konsiderueshme si në numrinn e kërkesave për azil, ashtu edhe në numrin e shtetasve të Kosovës që u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE.

Sipas komunikatës, shkaqet kryesore të cilat shtyjnë qytetarët e Kosovës drejt vendimit për të ikur nga vendi gjenden në pakënaqësinë e qytetarëve me gjendjen politike dhe ekonomike në vend, si dhe pritjet e tyre pesimiste për të ardhmen e Kosovës.