Reshat Arbana ishte një aktor teatri dhe filmi dhe si i tillë vlerësohet me notën më të lartë nga shqiptarët kudo ndodhen.
Reshat Arbana lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri.
Një nga aktorët më popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.
Pasi i kreu studimet në shkollën e lartë për aktorë “Aleksander Moisiu”, pranë Teatrit
Kombëtar në Tiranë, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa
doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti
tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori
i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985,
Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e
Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të
Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit
më 1985 e 1987.
Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në
dramën Streha e të harruarve.
Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat
Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: „Aktorit të shquar të teatrit dhe
kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një
artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera
të reja kulturën kombëtare.”
Më 26 nëntor 2011 në koncertin „Nëntori II“ organizuar në kuadrin e javës së
kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,
Shoqata shqiptare në Parma të Italisë „Scanderbeg“ i dorëzoi çmimin „Skënderbeu –
Diaspora shqiptare në Itali“ zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24
shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin: Për personalitetin e
jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role,
histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon
përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës „Scanderbeg
Parma“ zoti Durim Lika.
(Reference shkrimi Wikipedia, foto- Google)






















