Të lumtë na…
Të lumtë na, t’lumtë, që po na vjen pranvera!
Shtëpinë e pastruar, ndërsa bërllogu te dera.
Nga gjuajtjet e bërllogjeve, të ndryshme me plehra,
Që po i hudhim kudo, në të gjitha vendet po i gjuajmë me era.
Ka filluar me të madhe, pona kundërmon e keqja, era!
Kundërmimi po vazhdon kudo e kurdo,
Dhe po duket s’i shumë, që po shuajmë me vrapa e hurrë.
Krejt njëjtë: ‘’Si macja me miun po luajmë!’’,
Nëpër fusha, n’male, n’deti, por edhe në vende të tjera po shkojmë.
‘’Nga bretkocat, gjarpinj, ushujza, hardhuca e kandila,
Me minjë e të flliqta të tjera, përbenda të këtilla, fitila, fitila!’’.
Me moçalishte e kënetishte, të bardha e t’zeza,
Me shumë moskujdesje, pandërgjigje dhe pa vetëdijesim,
Shumë gjatë, në gjenerata e ndër breza,
Kjo e keqe, me të madhe, po vazhdon pa ndëshkim.
Kjo fëlliqësi, e ndytësi, s’i ta quaj ‘’pandemi’’,
Po duam të ndryshojmë, e bëjmë me zemër dhe me themi.
Pra, nëpër shtëpi, banesa, rrugë e lagje të tjera,
Gjithashtu, edhe në tërë trojet tona shqiptare,
Apo, nëpër të gjitha komunat, qoftë dimër apo verë,
Të jemi ma serioz, të mos e marrim me tallje e hajgare.
Do të kishim e do të ishim me më shumë vetëdijesim,
Komplet për një ndryshim, krejt me tjetër përmirësim.
Aksioni duhet të jetë dhe të vazhdojë,
Për pastrim, vetëdijesim e ndërgjegjësim,
Sikur popullata t’a kishim këtë përkushtim,
S’i përafërim e përqafim nja pesëdhjetë përqind.
Atëherë sigurisht, s’e do të kishim kudo një pëlqim,
Unikat, që të gjithë do t’u themi: Aferim!





















