Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër: WC në vendin e punës?

Pyetja: Unë jap katër herë në javë katër orë në kurs për enë qeramike. Duke përfshirë përgatitjen dhe kohën e mëpasshme të përpunimit, e cila përfshin edhe djegien e objekteve prej argjile, unë jam në punë gjithmonë për rreth 6 orë. Në ndërtesën ku unë ofroj kurset, duhet të rinovohen ndërtesat sanitare. Renovimi do të marrë rreth dy javë kohë. Tani na kanë njoftuar se gjatë kësaj kohe nuk mund të na jepej për shfrytëzim asnjë tualet. Duhet të përdorim tualetin publik në stacionin e trenit aty afër. Megjithatë, për të shkuar atje na duhen rreth 5 minuta çdo herë dhe as tualeti nuk është falas. Gratë atje paguajnë 2 franga. A lejohet që punëdhënësi ynë ta bëjë këtë?

Në punë duhet të ketë një WC falas. Për ketë duhet të kujdeset shefi.

Përgjigja: Regula Dik (këshilltare juridike pranë sindikatës Unia): Jo, punëdhënësi yt është i detyruar të të sigurojë një tualete që mund ta përdorësh pa pagesë. Kjo është theksuar qartë nga ligjvënësi përmes një urdhëresë në Ligjin e Punës (Art. 32 ArGV 3). Prandaj, ai duhet të kujdeset që të keni një tualet falas, të cilën mund ta arrini në një kohë të arsyeshme. Për shembull, duke siguruar një tualet të lëvizshëm (mobil) ose në varësi të situatës, duke të lejuar t’i përdorni tualetet të një ndërtesë në afërsi.

Huazuar nga gazeta sindikaliste e Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 2/2023