Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër

Divorci: A ka të drejtë arka e papunësisë që të transferojë paratë e mirëmbajtjes direkt ish-gruas?

Unë jam i papunë dhe në mes të divorcit. Gjyqi në procedurën e divorcit me ish-partneren time ka nxjerrë urdhërese për masa paraprake: Të gjitha pagesat dhe kompensimet që më takojnë mua, ajo pjesë e të ardhurave të mia që tejkalojnë nivelin tim ekzistencial, duhet t’i paguhen deri në një shumë maksimale ish-partneres time. Shuma maksimale korrespondon me shumën e mirëmbajtjes për familjen time. Në veçanti, zbritja duhet të bëhet nga të gjithë përbërësit e pagës sime, shtesat dhe kompensimet e mia. Ish-partnerja ime tani i ka kërkuar arkës së sigurimit të papunësisë që t’i dërgojë asaj drejtpërdrejt pagesat e mirëmbajtjes. A do ta bëjë këtë arka e papunësisë?

Nicole Debrunner: Po. Ish-partnerja juaj ka paraqitur një kërkesë në arkën e sigurimit të papunësisë për pagesën e përfitimeve të vazhdueshme tek një palë e tretë (ish-partneres suaj). Ekziston një urdhër gjykate që thotë se debitorët tuaj duhet të transferojnë pagesat aktuale deri në një shumë të caktuar te ish-partnerja juaj. Arka e sigurimit të papunësisë është një nga debitorët tuaj në kuptimin e vendimit gjyqësor dhe madje përmendet shprehimisht në të. Për sa kohë që urdhri është i vlefshëm, arka e sigurimit të papunësisë duhet t’ia transferojë përfitimin aktual të papunësisë drejtpërdrejt te ish-partnerja juaj, me kusht që të tejkalojë shumën e nevojshme për mbijetesë, deri në shumën maksimale të specifikuar në muaj. Arka e sigurimit të papunësisë do të kontrollojë rregullisht nëse urdhri është ende i vlefshëm. Megjithatë, këshillohet që për të gjitha ndryshimet të informoni menjëherë arkën në mënyrë që pagesat të bëhen në shumën korrekte. Përfitimet e papunësisë deri në nivelin e shumën për mbijetesë si dhe ato që mbeten pas pagesës së shumës së mirëmbajtjes, do të vazhdojnë t’ju paguhen juve drejtpërdrejt.

(Huazuar nga gazeta e sindikatës Unia të Zvicrës, Horizonte Nr.5, 2022 në gjuhën shqipe, marrë nga Work, i datës 1.7.22, marrë nga Work, 1.7.22)