Promovohen veprat e dy autoreve shqiptare në Zvicër

Konsullata e Kosovës në Cyrih dhe Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, zhvilluan një aktivitet të përbashkët të diplomacisë kulturore, meqë rast u bë promovimi veprave letrare të autoreve: Kimete Kuqi Durmishi, dhe Drita Sadiku Bilalli edhe atë: ‘’Jam ajo që isha’’, ‘’Kthimi në jetë’’ dhe ‘’Melodi e qetë’’ të autores Kimete Durmishi, si dhe promovimi i romanit ‘’Vragë plagësh në vellon e mërgimit’’, i autores Drita Sadiku Bilalli.

 

Cyrih, 8 nëntor 2021 – Pas një pauze relativisht të gjatë dhe kufizimeve në lidhje me promovimin e aktiviteteve të diplomacisë kulturore, të dielën në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih u mbajt një aktivitet i kësaj natyre dhe ku të pranishëm ishin studentë, shkrimtarë dhe përfaqësues të ndryshëm nga shoqatat kulturore në Konfederatën e Zvicrës.

Më këtë rast, u promovuan edhe veprat letrare të autoreve, Kimete Kuqi Durmishi, dhe Drita Sadiku Bilalli. ‘’Jam ajo që isha’’, ‘’Kthimi në jetë’’ dhe ‘’Melodi e qetë’’ ishin tre veprat të promovuara të autores Kimete Durmishi, ndërsa promovimi tjetër ishte romani ‘’Vragë plagësh në vellon e mërgimit’’, i autores Drita Sadiku Bilalli.

Ky aktivitet u organizua nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih dhe Shoqata e Krijuesve Shqiptar në Zvicër.

Të pranishmit i ka përshëndetur me fjalë rasti Udhëheqësi i Konsullatës në Cyrih, z. Sami Kastrati dhe Këshilltarja në Konsullatë, znj Shukrije Ramadani, ndërsa debati u moderua nga Kryetari i Shoqatës së Krijuesve Shqiptar në Zvicër, z. Bujar Salihu, i cili bëri edhe prezantimin e librave dhe të autoreve.

Recitimi i poezive ishte e veçanta e kësaj mbrëmje letrare, ndërsa të pranishmit shtruan pyetje të shumta për autoret dhe botimet e veprave të tyre.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih gjatë muajit nëntor do të vazhdojë me aktivitete të tjera të Diplomacisë Kulturore, thuhet në këtë shkrim të postuar në fb nga këshilltarja e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, zonj. Shukrije Ramadani