I dehuri
I dehur…
Jo vetëm nga rakia,
Por nga jeta,
Nga mendja,
Nga vetja…
Këmbët më lëkundeshin,
Fjalët më tradhtonin,
Herë qeshja pa arsye,
Herë qaja pa zë.
S’dija ku isha,
As kush isha…
Në errësirë apo në dritë,
Mes harresës dhe kujtesës.
Kur hapa sytë — spital!
Trupi i lodhur,
Shpirti i humbur,
E mendja diku larg…
Dhe atëherë e kuptova:
Nuk dehet veç ai që pi —
Dehet ai që jeton pa drejtim,
Pa mendje, pa ndjenjë, pa kufi.
Dikush me gotë në dorë,
E dikush me fjalë në gojë,
E disa më keq se të gjithë —
Të dehur pa e ditur fare!
Xh.H.


















