Me anë të një shkrimi në profilin e tij zyrtarë në facebook profesori i Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë Sali Bashota ka rikujtuar profesorin e tij në datën kur ai vdiq.
“Profesori im i dashur, Latif Berisha, më 24 mars 1999, u vra në shtëpinë e tij në Mitrovicë nga forcat e regjimit serb.Gjithmonë qoftë i ndritur kujtimi për profesorin, Latif Berisha.Në shenjë kujtimi dhe nderimi, ia kam kushtuar këtë poezi e cila është botuar në librin tim „Dalje nga trishtimi“, „Rozafa“, 1999.”- ka shkruar Bashota.
Më poshtë mund ta leconi poezinë që prof. Bashota ka ndarë me ndjekësit e tij në profilin e tij.
Elegji për poetin e vrarë
(Latif Berisha)
Trishtimi është fundi i botës
Baladë e vjetër ish vdekja testament i ndryshkur ëndrra
Thikë e prerë në fyt ligjërimi romantik
Ne pragun e shtëpisë turma e korbave çemdet
Historia e shpirtit të vrarë vetëm një ofshamë lëshon
Pse e fike abazhurin të dyluftosh me përbindëshat e territ
Ti ishe vetë llamba magjike
Përbindëshat ta prishnin gjumin e vdekjes ta pinin gjakun
Rrudhat e ballit të thërrmoheshin deri tek ai tmerr
Trishtimi është fundi i botës
(24.mars 1999)

















