PRITEN VAKSINA PËR KOSOVËN NGA AMERIKA

Dje më 3 qershor, presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani Sadriu përmes një shkrimi në murin e Facebook—ut të saj, ndër të tjera shkruan: « Më 19 mars 2021, i kam shkruar Presidentit Biden duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dhurimin e vaksinave në kohën kur Kosova ishte i vetmi shtet në Evropë që ende nuk kishte filluar administrimin e tyre. Më 19 Prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën ai u zotua për ta trajtuar kërkesën tonë rreth vaksinave. Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se Presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës. »

Na mbetet të shpresojmë, që ky angazhim të realizohet sa më shpejt edhe pse nuk është përcaktuar sasia e vaksinave që presidenti Biden është zotuar t’i dërgoj në shtetin tonë.

« Amerika nuk koritet, me pak »!

Paraprakisht « Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës e falënderoj përzemërsisht. » Presidentin Biden thuhet në njoftimin e presidentes Osmani Sadriu.

( Nga Mirishahe Limani Hiler, Gjenevë)