Pas rreth 45 vitesh që kur tek shqiptaret filloi të prodhohej rryma, në një film dokumentar gjerman tregohet se si dhe në çfarë mënyre filloi ky proces.
Para pak ditësh në Universiteti e Këlnit të Gjermanisë në kuadrin e serisë filmike me titull “Trashëgimia vizuale e komunizmit – ballafaqime filmike” u shfaq film-dokumentari për shqiptarët, i quajtur Shqipëri “Shtigjet drejt dritës”, (Wege Zum Licht). Projekti kinematografik i regjisorëve gjerman Eklahat Pistrrik (Eckehardt Pistrick) dhe Bjon Rajnhad (Björn Rheinhardt) në youtube është i publikuar që nga 2017-ta dhe fillon me një llamb që ndriçon në errësirë si dhe me fjalët e një plaku që citonte Leninin.
Njëri nga regjisorët, etnologu Eklahat Pistrrik shpjegon se pse ata zgjodhën këtë temë.
“Për të reflektuar mbi gjëra, që tek ne janë bërë të vetëkuptueshme, kanë rënë në nivelin e normales. Në Shqipëri ka shumë ekstreme, nga postkomuzmi, gjen shumë raste dhe situate ekstreme, ku njeriu duhet të luftojë për të mbijetuar për të fituar paranë. Për syrin e një të huaji është interesante.”, transmeton Balkan Web.
Çka trajton film dokumentari?
Filmi trajton temën e elektrifikimit duke ballafaquar të kaluarën me të tashmen, ku rrëfejnë edhe elektricistët e atëhershëm që ndihmuan në kryerjen e këtij procesi që zgjati pesë vite, 1965-1970 (viti i huazuar nga Balkan Web). Pasi Shqipëria ka edhe det, atëherë edhe elektrifikimi është bërë përmes hidrocentraleve ku me ç’rast janë dëmtuar edhe shumë prona bujqësore e edhe të banimit.
Fjalët e disa personave të paraqitur në film!
Nga ndërtimi i hidrocentraleve për këtë proces janë përmbytur shumë zona e lidhur me këtë flet edhe kryetari i shoqatës për të drejtat e familjeve të përmbytura. Ai thotë se “për ndërtimin e tij janë përmbytur 13 fshatra, dhe se atyre nuk u është kompensuar toka, dhe kjo i ka rëndu shumë familjet e kësaj zone të përmbytur”.
Një plak i mllefosur shpjegon se si “ Zi e ma zi ka punuar Enver Hoxha. Për hatër të komunistave na kanë pru në stalla të puntorëve.”
“Do shumë investime që Shqipëria të bëhet si bota. Skemi ne, politikanët tanë duan të hanë vetëm për vete, jo për popullin e varfër. ne vuajmë e s’fitojmë gjë”, shpjegon një grua e cila me fytyr të vërenjtur flet nga ara.
Ndërkaq nga puna, edhe pse të lodhur nuk iu mungon buzëqeshja dy burrave që punojnë si elektricista, ata thonë se “30 vjet kemi këtu e 30 në shtëpi”, duke treguar kështu se sa shumë japin nga vetja për këtë gjë.
Filmi e metrazhit të shkurt mund ta ndiqni mëposhtë!




















