Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund ta qojë atë në falimentim

Diskutimet e fundit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, mund ta qoj vendin në falimentim financiar. Kjo sepse Kosova mund të detyrohet të paguajë qindra milionë euro kompensim qytetarëve që I janë shkelur të drejtat e njeriut nga gjyqësori, ku kompensimet mund të jenë aq të mëdha sa të qojnë vendin në falimentim.

Nëse llogariten vetëm rastet aktuale, kompensimi arrinë vlerat miliona euro, pa llogaritur rastet e tjera që do të inicoheshin, pasi ti hapeshin dyertë qytetarëve për të bërë një gjë të tillë.  Ndërkohë që e dijmë sa shumë raste ka në Kosovë, të gjykimeve kur qytetarët nndahen të pakënaqur me padrejtësitë që i bëhen në nxjerrjen e vendimeve dhe shkeljen e të drejtave që atyre i bëhen.

E kemi shembullin e Italisë, e cila në vitet e 90-ta ka qenë në prag të falimentimit për shkak të rasteve të humbura në Gjykatën e Strasburgut nga numri jashtëzakonisht i madh i zvarritjeve të procedurave gjyqësore. Italia ishte detyruar të bënte reformë të sistemit ligjor dhe atij gjyqësor në pajtueshmëri me kërkesat e Konventës.