Panairi i librit në oborrin e kështjellës Cressier të Neuchâtel, me 11 qershor 2022

Të shtunën me 11 qershor, nga shtëpia botuese i-liredition organizohet edicioni i parë i panairit të librit «Salon du livre au château» në oborrin e kështjellës në Cressier të Neuchâtel-it. Prezent do të jenë 33 autorë, ndër të cilët 3 janë nga Kosova.

Shemsi Makolli do të prezanton librin e sapobotuar «Déesses profanées», një elegji për femrat e dhunuara në Kosovë, ndërsa Besnik Camaj vjen me librat e tij «Streh Dashnie» dhe «Rrugës jam».

Ilir Xheladini vjen me librin e ri për fëmijë «Le jugement de la mer» dhe romanin «Le carrefour des destins» ku trajtohen fatet e 4 peronave, jetët e të cilëve në takimin e tyre marrin kahje të ndryshme.

Me program të ngjeshur, Panairi zgjat nga ora 9:00 deri më 17:00. Përpos takimit me autorë dhe dedikim të librave, në programin e ngjeshur do të zhvillohen edhe konferenca diskutimi me autorë, lexim tekstesh të pabotuar, aktivitete për fëmijë – tregime, vizatime e ngjyrosje me ilustrues, prezantim të librave të sapobotuar si dhe një ekspozitë e përgaditur nga arkeologu Fabian Langenegger.

Për vizitorët më kurioz mund të gjinden edhe libra në gjuhën shqipe nga autorët tanë.