Grupi “National Thoweed Jamath”, i përbërë nga shtatë anëtarë, duket se kanë kryer masakrën në Shri Lankë dhe kanë organizuar disa shpërthime vetëvrarëse, ku me c’rast kanë humbur jetën 310 persona ndërsa u plagosën 500 të tjerë. Lideri i këtij grupi, Moulvi Hashim, thuhet që vite më parë të kishte filluar të përhapte urretje në internet, duke bërë thirrje për shkatërrimin e jomuslimanëve.
Ndërsa, pas të gjitha këtyre, Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë e sulmit, ndërkohë që bëhet e ditur që masakrën e kanë kryer pikërisht grupi NTJ, pasi që stili i sulmit i korrespondon grupeve terroriste si ISIS dhe Al Kaida.
Por, kush është në të vërtetë lideri i këtij grupi, i njohur si imam Hashim, i ashtuquajturi racist me një superiroritet islam. Në vitin 2017, liderët dhe anëtarët e kësaj organizate u gjykuan për fyrje ndaj Budës, duke postuar edhe pamje jo të mira në rrjetet sociale. Për vite të tëra, ata kishin punuar për të nxitur urrejtje në komunitet, në mënyrë që të mund të merrnin sa më shumë të rinjë në grupin e tyre, ndërkohë që kishin organizuar edhe sulme më të mëdha ndaj grupeve diplomatike që vinin në Shri Lankë, por që disa herë ishinn pennguar dhe ato kishin dështuar. Por, ai kishte vazhduar me fushatënn e tij të urrejtjes, duke thënë se të gjithë ata që nuk janë muslimanë, duhet të zhduken dhe kështu kishte ngjallë frikë tek nnjerëzit, por jo mjaftueshëm tek autoritetet e sigurisë, të cilët nuk kishin marrë masa ndaj tij.



















