Në ditën e të zhdukurve, në Gjenevë para Pallatit të OKB:“Marsh për drejtësi”

Në nderim të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë dhe familjarëve të tyre, dje në Gjenevë në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, u organizua një marshim para  Pallatit të OKB në Gjenevë, për të kërkuar drejtësi për të zhdukurit me forcë dhe për të mbajtur gjallë kujtesën e tyre.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Me moton: Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, ky aktivitet i organizuar nga Shoqata Kulturore “Dora D`Istria”, që udhëhiqet nga Mirishahe Limani Hiler dhe Lidhja Shqiptare në Botë, me kryetar Nazmi Jakurtin, me pjesëmarrjen edhe të grupeve artistike “Vatra” nga Bylahu, “Ilirët nga Lozana” si dhe “Rapsodët e Gjenevës”, të cilat shfaqën një program mëse mbresëlënës, që u pëlqye edhe nga pjesëtarët e vendeve të tjera që ishin të pranishëm në këtë shesh.

Marshimit, që filloi nga Parc du Croppette deri para Pallatit të OKB-së, krahas familjarëve të të zhdukurve, grupeve artistike iu bashkuan edhe një numër thuaja se simbolik i mërgimtarëve nga anë të ndryshme të Zvicrës. Ndërsa që fjalën e hapjes e bëri Mirishahe Limani Hiler, një aktivste e denjë për të drejtat e e njeriut e cila theksoi se përderisa i kujtojmë viktimat dhe të zhdukurit ne ata edhe i kujtojmë e nderojmë, por edhe kërkojmë drejtësi për ndriçimin e fatit të tyre deri te zbulimi i të pagjeturve.

Me fjalë të pranishmëve iu drejtua edhe i biri i Ukshin Hotit, Andin Hoti, njëherësh kryetar i Komisionit të Kosovës për çështjet e të Zhdukurve. Si dhe Atfhe Hetemi Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të kryera në Kosovë.  Pati po ashtu pjesëmarrje por edhe fjalime edhe nga pala e autoriteteve zvicerane ndër të cilët edhe kryebashkiaku i Gjenevës, Alfonso Gomez.

Në përmbyllje, në cilësinë e organizatores, të pranishmit i falënderoj organizatorja e këtij manifestime bëri Mirishahe Limani Hiler,  ka përshëndetur të gjithë të pranishmit nga radhët e shqiptarëve por edhe të popujve të tjerë që ishin pjesë e marshimit duke u solidarizuar me kërkesën për gjetjen e të zhdukurve në cilin do vend qofshin ata.

Të kujtojmë që nga pozita e kronistit kam përcjellë një manifestim shumë masiv me rastin e Ditës së të Zhdukurve po në këtë shesh këtu e 24 vjet më parë, ku ishin pjesëmarrës familjarë të të zhdukurve në Kosovës, ish- të burgosur politik, akademikë dhe personalitete publike nga Kosova e Shqipëria.