«Nostalgjia» e Calivàs, ngërthen mallin e pashuar arbëror për tokën stërgjyshore 

1081

Që në fillim do theksuar se autori Mario Caliva (Jaren Martide), i kësaj monodrame të porsaluajtur në Gjenevë, që pos si aktorë, edhe si dramaturg e fotograf i shkëlqyeshëm është një figurë shumëdimensionale në Horën e Arbëreshëve në Sicili, bashki kjo me një histori të bujshme që ka rekrutua në të kaluarën emra të shquar letërsie e arti,

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Në një objekt shkollor bashkë me dhjetëra bashkatdhetarë nga Zvicra e Franca, patëm rastin të shohim monodramën “Nostalgjia”, të autorit, Mario Calivà, në interpretim të tij, e cila u prit me shumë simpati e dashuri nga të pranishmit në sallën ku u shfaq.

Autori dhe aktori i kësaj pjese teatrore, Mario Calivà, i ri në moshë, por i pjekur në art dhe në formësimin e tij atdhetar, krahas akademisë së arteve dramatike dhe degëve tjera universitare, aktualisht i është përkushtuar dramës arbëreshe duke themeluar edhe teatrin në vendlindjen e tij në Horën e Arbëreshëve. Ai, pos me këtë monodramë, në fillim të nëntorit defilon në skenë edhe me pjesën dy aktëshe, “Mjekra magjike”, premiera  së cilës jepet me 9 Nëntor 2019, po në Hora të Arbëreshëve.

Do theksuar, por edhe vlerësuar se si në monodramë ashtu edhe “Mjekrën magjike”, Mario synon të ruaj e kultivojë gjuhën e të parëve. por edhe të kontribuojë në avancimin e gjuhës së sotme letrare, të cilën ai e flet me përpikëri e dashuri.

Duke e dëgjuar sonte interpretimin e monodramës “Nostalgjia” nga goja e vet autorit, të përcjellë nga me piano nga Ermira Lefort nga vet Mario mësojmë se: ¨Nostalgjia është më shumë se një kujtim, apo një Kështjellë në majë të emocioneve, apo edhe një dashuri që shkon përtej kushteve humane…

I tërë ky mall dhe kjo nostalgji që ndër shekuj, për më tepër se gjysmë mileniumi, ka shoqëruar të parët e Calivos, vëllezërit tanë arbëresh, për autorin është bërë motiv kryesor që përshkon fund e krye monodramën e tij, fundi i së cilës u prit me duartrokitje dhe ngritje në këmbë të një numri bashkëkombësish të tubuar këtu në Gjenevë. Ndërsa që edhe vet mesazhi i saj ishte inkurajues, sepse siç thotë autori: Brez pas brezi gjyshërit bartën te nipat flakën e ndezur të atdhedashurisë , një flakë që mund të vazhdojë të bëjë dritë prej gjysmë mijëvjeçari”.

Organizator i kësaj shfaqje ishte Komuniteti Shqiptar në Gjenevë që drejtohet nga Afërdita Krasniqi, e cila edhe përshëndeti të pranishmit: në mesin e tyre sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Diasporës, Ragip Zejnullahu dhe kryekonsulli i Republikës së Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu. Ndërsa bashkë me përfaqësuesin e ansamblit “Gëzuar”, Mario Calives i ndan edhe një mirënjohje. Që në fillim kori i këtushëm e hapi programin me dy këngë tejet mbresëlënëse, që i paraprin monodramës së Calivos, e cila solli shumë emocione e dashuri , por edhe histori nga e kaluara jonë e hershme përplot sfida e rreziqe por edhe triumfe. Triumf në vete ishte edhe vete prezenca e vëllait tonë Mario Calive , kësaj figure arbëreshe që premton shumë jo vetëm në botën e dramës e teatrit, por edhe të shqiptarisë përgjithësisht.

Në përmbyllje të kësaj ngjaje kulturore, artistja jonë e mirënjohur, Ermira Lefort, që e shoqëroi me piano autorin dhe aktorin e shfaqjes së tij, vlerësoi se kjo ishte:  Një Monodramë kronologjike në fakte historike, ndërthurur me emocione letrare, shumë bukur e shkruar dhe përcjellë për publikun nga Mario Calivà Jaren Martide.