Presidenti Thaci po merr pjesë në Forumin e Paqes në Francë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, po qëndron në Francë, ku po pritet të marrë pjesë në Forumin e Paqes të organizuar nga presidenti Emanuel Macron.

Është bërë e ditur se pjesëmarrja e presidentit Thaci në këtë forum është e dyta me radhë, ndërkohë që është përgatitur që gjatë këtij forumi të paraqitet me një fjalim që ka të bëjë me sfidat e ndërtimit dhe ruajtjes së paqes.

Ky forum, është krijuar si iniciativë e presidentin francez, i cili ka pasur për qëllim që të ulë sëbashku qeveri, e përfaqësues të qeverive nga anë e kënd botës, për të diskutuar mbi një cështje që i bie të jetë njëra nga temat më të ndieshme aktualisht gjithandej. Arsyeja e mbledhjes bashkë të këtyre liderëve është për të diskutuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë.

Këtë vit në Forumin e Paqes në Paris marrin pjesë presidentë nga e tërë bota, përfaqësues të organizatave kryesore ndërkombëtare si OKB dhe BE, si dhe përfaqësues të kompanive dhe organizatave joqeveritare e think-tankeve më me ndikim në botë