Një lapidar për të huajt që u martirizuan për lirinë e Kosovës!

902

Në varrezat e Koshares në mesin e 112 dëshmorëve prehen edhe eshtrat e tre luftëtarëve të huaj të martirizuan për lirinë dhe pavarësinë Kosovës, që ranë nën emblemën e UÇK-së, por deri më sot nuk kemi arrit që emrat e tyre ti lartësojmë në një pllakë apo lapidar të veçantë, aq më parë, që ata nuk ranë si mercenar, por si vullnetar.- Komandant Zhegra jep një rrëfim prekës për dëshmorin francez

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në këtë mënyrë jo vetëm që do të lanim një borxh sado të vogël atyre që lanë familjet e tyre për t`iu bashkuar luftës së Kosovës për liri e pavarësi, por edhe do të tregoheshim pak sa më të dinjëtetshëm dhe falënderues për kontributin e tyre deri në vetëflijim për lirinë tonë.
Me këtë rast po jap ca foto nga kompleksi memorial në Koshare ku prehen eshtrat e tre luftëtarëve të huaj, por që me rastin e homazheve nuk kanë asnjë të afërm që ti vizitoi, qoftë edhe për një kurorë lulesh. Sikur kanë ngelur jetim, ndonëse lanë amanet që të prehen këtu bashkë me shokët , shqiptar, ngase askush nga të afërmit nuk i viziton.

Vetëm në Koshare tre dëshmorë tri shtete të ndryshme

Pasi nuk kam njohuri për varrezat e të huajve të tjerë që mund të kenë rënë në luftën më të re të Kosovës, po jap atë që kam pa në Kompleksin memorial të varrezave të dëshmorëve në Kosharen legjendare, ku në mesin e 112 dëshmorëve pushojnë në paqe edhe tre shtetas të huaj:
1) Françesko Xh.Bider, lindi me 1 Janar 1961, Biell Itali, ra më 7 Maj 1999, tek Rrasa e Koshares; 2) Murat Muhamed Ali, lindi me 1968 ne Algjeri, ra më 7 Maj 1999, në Koshare dhe 3) Paillard Arnaud Piere 04 Janar 1971 Francë , ra më 07 Maj 1999, në Potok Mulliqë.
Që të tre këta të huaj, dëshmorë të Kosovës, sot prehen e nderohen bashkë me shqiptarët që u martirizuan për lirinë dhe mëvetësinë Kosovës. Dhe derisa për çdo vjet familjarët e të afërmit u bëjnë homazhe bijve të tyre, para varreve të të huajve rrallë shihet ndonjë vizitor.
Shtrohet pyetja a kemi bërë bollë për ti nderuar këta trima të huaj që derdhën gjakun për tokën e Kosovës e që lanë amanet që edhe eshtrat e tyre të prehen bashkë me ata të shokëve të tyre shqiptarë të një lufte vetëmohuese përplot sakrifica.

Vallë ai ka vizitua dikush familjet e këtyre dëshmorëve?!

Pyetja tjetër ka të bëj se ai ka vizituar kush familjet e tyre, qoftë në Itali, Francë apo Algjeri dhe a i ka rënë dikujt në mend nga presidenca që ti dekorojë këta dëshmorë me përkatësi të huaj kombëtare, por me dashuri të madhe për çlirimin e kësaj pjese të Arbërisë?!
Apo a kemi ndonjë emër rruge apo enti e apo institucioni me emrat e këtyre dëshmorëve me përkatësi të huaj kombëtare?!
Pos këtyre të rënëve për tokën e Kosovës, sot ka edhe luftëtarë të tjerë të gjallë, kryesisht gjermanë, që kanë luftuar dhe vazhduar të jetojnë në Kosovë. Por si i trajtojmë e sillemi në raport me ta, është pyetje në veti!
Ndonëse kjo është jashtë kompetencave të mija e respektueshme do të ishte që në një monomet të tillë të gdhendeshin edhe emrat e të gjithë luftëtarëve të huaj, që luftuan nën emblemën dhe uniformen e UÇK-së .
Duhet ti largohemi praktikës që të huajt ti nderojmë e kujtojmë vetëm derisa të ndihmojnë e kontribuojnë e tu mos u jemi mirënjohës, as atëherë kur ata falin jetën për ne dhe vendin tonë, sepse ne jemi të zënë derisa ti rehatojmë me pozita e ofiqe familjarët e të afërmit tanë.

Rrëfim i prekshëm i Komandant Zhegrës për dëshmorin francez Paillard Pierre

Komandant Zhegra, pas njoftimit tim për paralajmërim te portali prointegra, në fb, ndër të tjera shpjegon se: Dëshmori francez qe ashte aty i varrosur ne vitin 2006 disa polic te Unmik-ut kanë dal me shëtitë dhe në shëtitje e sipër kanë dale te varrezat ne Koshare dhe kur e kane pa emrin e francezit e kane thirre konsullatën franceze dhe ja kane dhanë emrin . Konsullata menjëherë e gjejnë familjen dhe e lajmërojnë ku ata vine me marre mirëpo kur vine te varrezat ata vine ne përfundim se nuk do ta marrin pasi djali i tyre ka ardhur për të luftua për Kosovë me shokë dhe prandaj edhe ata kanë vendos që nuk do ta ndajnë nga shokët.

Dy grushta dhe Kosove në oborr të dëshmorit francez

Më tej komandant Zhegra, shpjegon se: unë kame qene prezent pasi kane ardhur te babai i Agim Ramadanit dhe kurrë nuk do ta harroj atë dite atë dhimbje qe e kisha për prindërit francezit dhe kur tregun se ai e ka lënë një vajze 11 vjeçare. Ndërsa prindërit i ka pas njërin drejtor e tjetrin profesorësh në shkollë, mirëpo në pension ku ata kane pas edhe vreshta dhe kanë qenë te pasur: Bile dëshmori francez frik kishe ndreq edhe një shtëpi te bukur. Kur i dëgjova gjitha këto, rasti më ka prek shumë, sidomos kur prindër morën nja dy grushta dhe për me çua në oborr te djalit te tyre. Jam mërzit shume kur e mendoja çfarë jete të mirë ka pas dhe i ka lënë të gjitha: si pasurinë si familjen dhe ka ardh e ka lënë jetën në Kosovë. Edhe tani duke shkruar jam duke qarë beso edhe shumë jam .
Me këtë rast falënderoj Komandan Zhegrën për këtë rrëfim shumë impresiv dhe domethënës!
( Fotot i kam realizua në kompleksin memorial në Koshare vitin e kaluar)