Një 17 SHKURT tjetër – Një datë me ambicje ende të papërfunduara

Skender Ibishi, Prishtinë, më 16 shkurt 2015

Lëvizja jonë për barazi, pavarësi e liri kombëtare e shoqërore, ashtu sikur edhe çdo lëvizje tjetër e ngjashme ka kaluar nëpër faza të ndyrshme, duke u përballë me sfida dhe rreziqe nga më të ndryshmet, pa përjashtuar edhe fërkimet e konfliketet e ndyshme në njërën anë të cytura e të ndikuara edhe nga shërbimet e armikut pushtues, e në anën tjetër edhe nga ambiciet e personave e segmenteve të caktuara grupore sektare për dominim e imponim, të pikpalmjeve të tërë lëvizjes sonë.  

Pamarrëparasysh se në ndërkohë disa nga protgonistë e këtyre ngjarjeve kanë ndërruar pozita jo vetëm ideologjike, nga revolucionarë në të djathtë të përbetuar, që mbajnë edhe qëdnrime armiqësore karshi aspiratave dhe forcave progresive aktuale.

Bashkimi i arritur në mes forcave të atëheshme atdhetare e revolucionare përpos bashkimit – për shkak të rrethanave – të detyrueshëm ideor nuk rezultoi edhe me bashkim të mirëfillët fizik në një strukturë të vetme organizative e vepruese. Mjerisht kjo nuk ndodhi as në kohën e pluralizmit politik te viteve te 90-ta në hapsirat shqiptare, përkundrazi ky bashkim dhe Lëvizja jonë, përpos goditjeve nga ana e armikut dhe pengesat tjera të natyrës objektive, ajo u përballë parreshtur edhe me situata të luftës së brendshem imponuese e dominuse. Megjithatë edhe si atillë kjo lëvizje arriti të ruajë dhe zhvilloi një kontinuitet, i cili në fund rezultoi edhe me me luftën e armatosur, intervenimin ndërkombëtar dhe shpalljen e pavarsisë vetëm të Kosovës, si ish Krahinë Autonome të ish-RSFJ-së, ndërsa viset tjera shqiptare nën Republikat tjera jugosllave mbetën edhe më tej të ndara e të shtypura.

Në kohët e fundit –  dhe jo vetëm tani – në shkrime të ndryshme dhe libra të publikuar, hidhen disa hipoteza që tentojnë të vejnë në pikëpyetje ngjarje e veprime të faktuara e të dokumentuara, të cilat mund të vërtetohen edhe nga protgonist pjesëmarrës të tyre ende gjallë. Këta pretenduesit të vërtetave tjera të paqena,apo më mirë me thënë të padëshmuara e të padokumentuara, edhe tani pas më se 30 e ca viteve, përpos interpretimeve subjektive, do të duhej të publikonin dhe dokumentonin që paska pasur edhe ndonjë bashkim tjetër. Përdryshe duket vetëm pse ata personalisht nuk kanë qenë pjesë e këtre veprimeve

Më poshtë po publikojmë dokumentet e kohës në lidhje me këto data e ngjarje objektive historike.

Për më shumë në lidhje me kërkesat dhe programin politik të njërës nga Organizatat e para, gjatë dhe pas demonstrataave të vitit 1981 mund të mësoni më shumë në vegën vijuese: http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2537

D  O  K  U  M  E  N  T

Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.

Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësojnë anëtarët e KQ Mërgimi (Sabri Novosella) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi).

Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësojnë Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) dhe Halimi (Osman Osmani), anëtar të KQ. Në këtë mbledhje merr pjesë edhe anëtari i KQ të PKMLSHJ Qemali (Faton Topalli) si përfaqësues i këtyre bisedimeve.

Pas afër tre muajsh bisedime dolëm me propozime konkrete.

Përfaqësuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me këtë propozim; të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin ”LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSHJ).

 LRSHJ të ketë një platformë, program e statut të vetëm, një KQ, një organ (revistë, gazetë) qendrore.

LRSHJ do të formoj organizatat e veta të brendshme; të gjitha organizatat që i ka një Republikë Federative Jugosllave.

 

Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Shpendi (Xhafer Durmishi) deklaroi:

–       Pajtohem që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj si e tillë deri në momentin kur të realizohet kërkesa për formimin e Republikës.

 

Përfaqësuesi i PKMLSHJ Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) deklaroi:

–       Pajtohem me propozimin e dhënë për bashkimin e organizatave tona dhe për mënyrën e organizimit të cilën e parashef ky propozim. Gjithashtu jam i mendimit që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj deri te arritja e kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, për konstituimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.

 

Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Mërgimi (Sabri Novosella) deklaroi:,

–       Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Halimi (Osman Osmani) dhe i përkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare dhe të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë komitetin e LRSHJ kurse udhëheqësia e Komitetit Qendror të zgjidhet në një mbledhje të ardhshme.

–       Të formohet një komision nga anëtarët e këtij komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSHJ.

–       Pasi që deri në momentet e fundit të jetës së tij që ra nga plumbat e shovinistëve serbomëdhenj e redaktoi dhe udhëhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do të punohet me atë teknikë të përsosur të Jusuf Gërvallës, propozoi që organi i LRSHJ të mbaj emrin ”Zëri i Kosovës”, pasi ky emër shpreh Zërin e Kosovës, kurse organi i rinisë të LRSHJ të quhet “Republika”.

 

Në lidhje me këtë propozim Halimi deklaron:

–       Jam i mendimit që këto dy organe të ekzistojnë por me një renditje tjetër. Për arsye se qëllimi i LRSHJ është Republika edhe organi i LRSHJ të jetë me po këtë emër, kurse si organe të rinisë së LRSHJ, pasi rinia jonë ndjek Zërin e popullit të Kosovës (në kuptimin e gjerë) emri i organit të rinisë së LRSHJ të jetë “Zëri i Kosovës”, dhe shtoi: Në udhëheqësi të LRSHJ të hyjnë edhe udhëheqësitë e dy organizatave tjera të njohura OMLK dhe FKP me bashkimin e tyre në LRSHJ.

 

Përfaqësuesi i PKMLSHJ shton (Kushtrimi):

–       Sa i përket emrit të organit qendror të LRSHJ jam i mendimit se mund të botohet me emrin “Zëri i Kosovës” apo “Republika”, pasi që jam i mendimit që edhe njëra edhe tjetra e kanë kuptimin e Zërit të popullit shqiptar në Jugosllavi.

–       Sa i përket organeve të organizatave tjera të LRSHJ ato vetë të caktojnë emrin e organeve të tyre.

 

Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ, Shpendi në lidhje me këtë problem deklaron:

–       Duke patur parasysh se vet LRSHJ ka të bëjë me Republikë, ky titull të sintetizohet me kërkesën për Republikë. Mendoj se është e drejtë, kur të kihet parasysh se veç ekziston një organ për “Republikën e Kosovës” të cilën nesër mund ta kemi në radhët tona, organi qendror të quhet “Zëri i Kosovës”.

 

Përfaqësuesi i PKMLSHJ, Qemajli deklaron:

–       Edhe pse në këtë mbledhje marrë pjesë si përcjellës i bisedimeve, jap mendimin tim në lidhje me çështjen e bashkimit. Pajtohem plotësisht që organizata e përbashkët të quhet LRSHJ dhe që brenda saj sipas mundësive të organizohen të gjitha organizatat që ka një republikë në federatën jugosllave. Në lidhje me organin e LRSHJ jam i mendimit që organi të quhet “Zëri i Kosovës”. Për emrin e organeve të organizatave tjera vendosin vet organizatat.

 

Mërgimi shton:

–       Të lihet mundësia, gjegjësisht t’u bëhet thirrje edhe të gjitha organizatave, grupeve patriotike e revolucionare që veprojnë në tokat shqiptare në Jugosllavi të i bashkohen LRSHJ.

Me këtë propozim, d.m.th. për thirrje që t’i bashkohen LRSHJ të gjitha organizatat dhe grupet patriotike revolucionare pajtohen të gjithë përfaqësuesit.

V   E   N   D   I   M

I mbledhjes së përbashkët të përfaqësuesve të dy organizatave motra patriotike revolucionare LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ

  1. Organizata e formuar nga dy organizatat e mëparshme LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ të quhet Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).
  1. Organizatat e brendshme do të organizohen simbas shembullit të republikave tjera të Federatës Jugosllave.
  1. Më vonë të formohet komisioni nga anëtarët e KQ për përpilimin e tezave të programit dhe statutit të LRSHJ.
  1. Në KQ të hyjnë anëtarët e dy KQ të mëparshme në përbërje të plotë.
  1. Udhëheqja e KQ të zgjidhet në mbledhjen e ardhshme të KQ.
  1. Organi i LRSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës”.

 

Qemajli (Faton Topalli)

Shpendi (Xhafer Durmishi)

Halimi (Osman Osmani)

Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)

Mërgimi (Sabri Novosella)

 

(Ky Dokument – Procesverbal  i Bashkimit të 17 shkurtit të vitit 1982 është shkruar atëkohë me dorë nga Osman Osmani. Një kopje e origjinalit të këtij Dokumenti u është dorëzuar përfaqësuesve të shtetit shqiptar në Turqi. Ndërsa origjinali i këtij Dokumenti (sipas Xhafer Durmishit: AlbaniaPress.com Publikuar më 27 shkurt, 2013 në orën 07:31) gjendet në arkivin e Fahredin Tafallarit) 

 

Më 14 maj 1982: Në Biel Bienne, ne banesën dhe në prezencën e Hasan Malës, takohen Xhafer Shatri, Osman Osmani dhe Xhafer Durmishi. Në bisedat formale të para ditës së 15 majit 1982, OMLK u bashkua pa kushte në LRSSHJ.

(Pjesë nga kujtimet dhe arhivi personal i Osman Osmanit)

Komunikatë në ballinë, është daktilografuar nga Xhafer Shatri dhe e shtypur në të njëjtën fletë bashkë me thirrjen (KUSHTRIMIN) u shpërnda në demonstratës e 26 qershorit 1982 në Bernë të Zvicrës.

——————————————————————————————————————-

PKMLSHJ – Partia Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi

LNÇKVSHJ – Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi

OMLK – Organizata e Marksistë – Leninistëve të Kosovës