Mbrëmë në Lucern të Zvicrës në bashkorganizim të LKSHM-së dhe me Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza” në Zvicër, në Lucern të Zvicrës u organizua një mbrëmje kulturore-letrare, kushtuar poetit, shkrimtarit, eseistit dhe kritikut letrar të shquar, profesor Prend Buzhala.- Prania e autorit Buzhala u prit me shumë përzemërsi, falë veprës së tij madhore me mbi 130 tituj por vet jetës së tij të bujshme të përshkuar jo edhe me pak sfida
Teksti e fotot. Rexhep Rifati
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, kahëmot ishte e preokupuar se si dhe kur të sillte në një takim letrar, njërën ndër figurat më të shquar të letërsisë së sotme shqipe jo vetëm në Kosovë, profesor Prend Buzhalën dhe për këtë u gjend aleati më i mirë, Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” në Zvicër, në Lucern të Zvicrës,(Rodtegstrasse 6, 6005 Luzern)
që drejtohet nga Nue Zalli dhe udhëheqësi i sektorit të kulturës , poeti Bardhec Berisha, që edhe deri më tash kanë organizuar disa promovime libri.
Mbrëmja e mbajrur edhe në praninë e zëvendsambasadores së Republikës së Kosovës në Bernë, Shukrije Ramadanit dhe shefit të Misionit konsullor në Cyrih, Vigan Berishës dhe e disa pendave të njohura si dhe të dashamirëve të librit, bëri që ky organizim me prani edhe të autorit Prend Buzhala, të kthehet jo vetëm në një ngjarje të rëndësishme kulturore, por edhe në një manifestim të përshkuar me shumë dashamirësi e emocione, sa të pranishmit me ngritje në këmbë nderuan ardhjen e vetë profesor Buzhalës në këtë takim.
Pati edhe një fillim me një oikë artistike nga aktorët Ramadan Morina dhe Veli Genc Berisha e më pastaj një përshëndetje në emër të organizatorit Nie Zalli, në emër të Shoqatës Humanitare “Nën Tereza” dhe të nikoqirit, Don Anton Uka, drejtues i Misionit Katolik Shqiptar në Lucern.
Një fjalë rasti mbi jetën dhe veprën e Prend Buzhalës, e mbajti kryetari i LKSHM-së poeti Musa Jupolli i cili baskë me sekretarin Mentor Thaqi nderuan Shoqatën “Nëna Terezë” me një mirënjohje për fillet e këtij bashkëpunimi, me dëshirë që të jetë sa më afatgjatë.
Njëri pas tjetrit fjalë për jetën dhe veprën e Prend Buzhalës, mbajtën shkrimtarët, që prej vitesh jetojnë dhe krijojnë në Zvicër apo në Gjermani: Shefqet Dibrani, Muharrem Blakaj, Brahim Avdyli, Bardhec Berisha – Bardhi, Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi.
Vet autori, Buzhala krahas falënderimit për organizatorët e Nikoqirin, si dhe përfaqësuesit tonë diplomatikë, të cilët i nderoi me nga një libër të tij , pati edhe një takim shumë emocionues mes tij dhe ish- profesorit të tij në gjimnazin e Klinës , profesor Skender Reqit, me prejardhje nga Veleshta e Strugës, që i kishte dhënë mësim gjysmë shekulli më parë dhe tash pas kaq vitesh një takim shumë i ngrohte e mbresëlënës. Edhe vet ambienti ishte mjaft festiv , pasi që muret e sallës ishin stolisur edhe me tablo pikturash nga Arsim Berisha dhe Pren Berisha.
Mikpritësit me këtë rast kishin organizuar edhe një apero, e cila u përcolle edhe me bashkëbisedim shumë të përafërte mes pjesëmarrësve që i dhanë një ngrohtësi thuaja se familjare kësaj ngjarje kulturore që do të mbahet gjatë në mend, ndonëse numri i pjesëmarrësve nuk ishte edhe ai që pritej.