Gëzuar 17 vjet Kosovë e pavarur!

 

Nga Hysen S.Dizdari, Studjues i Historisë dhe Filatelisë Shqiptare, Tiranë

 

 

Sot 17 vite më parë, Kuvendi i Kosovës e shpalli Pamarsinë me 17 shkurt 2008.

Ky vendim historik u njohë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në vitin 2010. Populli shqiptarë i Kosovës ka derdhur gjak në shekuj për liri e pavarësi kombëtare. Prandaj me plotë të drejtë , Kosovën Rilindësit e mëdhenj e kanë quajtur djepi i shqiptarisë.

Ja si tregon në një intervistë ,Prof.Shyqyri Nimani ,autori i cili shkroi në përgament deklaratën e Pavarësisë Kosovës:

“ Deklaratën e Pavarësisë e kam përfunduar pesëmbëdhjetë minuta para orës 15:00. Mbaj mend që erdhi kryeministri Thaçi, e panë dhe e morën. Kurse unë mbeta i katandisur deri në fund, i rrënuar nga lodhja. Mbaj mend që djali im më pat kërkuar që të shkonim në sallën e Parlamentit të Kosovës, aty ku edhe do të shpallej pas pak Pavarësia e Kosovës. Më është dashur të shkruaj me një fond, me një stil, i cili është i bukur, subtil dhe që shkruhet më shpejt, dhe vendosa që ta shkruaja në stilin italik, të renesancës italiane, kur siç dihet, që me këtë fond është shkruar edhe “Formula e Pagëzimit”, dhe pikërisht për këtë fakt, desha ta bëja një ndërlidhje mes asaj periudhe dhe periudhës sonë.

Për 16 orë kam punuar në këmbë dhe me kurriz të lakuar, sepse ashtu ishin kushtet e punës, kam pirë vetëm ujë, dhe asgjë nuk kam menduar përpos që ta përfundoj. Për herë të parë në punën time artistike kam pas frikën që nuk do t’ia dal. Me vete kam pas edhe Agonin, djalin tim, i cili edhe ai është dizajner. Për një moment më kujtohet që i jam drejtuar duke shpërfaqë frikën time se nuk do të mund t’ia dal.”

Shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt 2008  duhet të shkruhet me germa të arta në historinë e popullit shqiptar.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë,  përfaqëson Gjykatën e nivelit më të Lartë të Kombeve të Bashkuara, e cila publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin e saj në lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Profesori i njohur i të  drejtës Ndërkombtarë  Ksenofon Krisafi ja si shprehet mbi këtë  vëndim në  librin e tij  “Për tokën dhe detin e Shqipërisë, në  faqe-185-186 ai thekson:

 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një  ndër gjashtë  organet kryesore të OKB.Ajo vepron në përputhje me statutin e saj që  është  pjesë  integrale e e Kartës OKB-se  dhe si i tillë  konsiderohet një  ndër aktet universale të  së  drejtës ndërkombetare  me vlerë  të  pa kontestueshme.,,

Vendimi i GjND së i shpallur me 22 Korrik 2010 u bë i mundur me një kerkesë drejtuar  Asamblesë  të  Përgjithshme të  OKB-së të  mbeshtetur nga 21 shtete të  cilat u paraqiten në  krah të  mbrojtjes të  së  drejtës të  shetit të Kosovës.

Shtetet të cilat u shprehen në mbeshtetje  të  GjND –së për të drejtën e Kosovës për Pamvarsi ishin: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austria Japonia, Çekia, Zvicra, Polonia, Shqipëria, Leksenburgu, Estonia ,Norvegjia, Danimarka,Finlanda, Hollanda, Irlanda, Sllovenia, Letonia, Maldivet dhe Sierra Leone.

Populli Shqiptar dhe veçanarisht shqiptare që banojnë  në Kosovë ,duhet tu jetë Mirënjohes për jetë,  këtyre 21 shteteve të cilat me kerkesën e tyre drejtuar  GjND –së bënë të mundur shpalljen e ligjshme të Pamvarsisë të  Kosovës nëpermjet vendimin të GjND-së të  shpallur me 22 korrik 2010.