Nëntë vjetori i shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për pavarësinë e Kosovës

Sot janë bërë nëntë vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Votimi që u bë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ishin 10 vota pro dhe 4 kundër, në favor të Kosovës, duke hedhurb kështu poshtë kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i atëhershëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.