Në lokalet e Shoqatës “Sharri” në afërsi të St. Gallenit në Zvicër, në prani të 120 delegatëve u mbajt Kuvendi themelues i i Partisë “GUXO”, ku morën pjesë edhe dy bashkëkryetarët e këtij subjekti politik, Donika Gervalle zv. Kryeministre dhe Ministre e Jashtme dhe Diasporës si dhe Faton Peci Ministër i Bujqësisë së qeverisë së Republikës se Kosovës, bashkë me disa deputet të Kuvendit të Kosovës.- Me këtë rast anëtarët e shoqatës SHARRI Shfaqen një program simpatik për pjesëmarrësit e këtij kuvendi
Tekst: Ismet Salihu & Fotot: Skender Hasani
Dje me dat.19.03.2023 në lokalet e Shoqatës Kulturore Shqiptare Sharri në Waldkirch të St.Gallenit u mbajte Kuvendi Themelues i Partisë Guxo, Dega ne Zvicër. Ne fillim te këtij eventi u ekzekutua Himni shtetëror ,si dhe u mbajte një minutë heshtje për te gjithë te rënët para dhe gjate luftës ne Kosovë.
Hapjen e këtij Kuvendi e beri Ismet Salihu, moderator duke përshëndet delegatët që kishin ardhur nga shumë vende te kantoneve zvicerane , e që ishin mbi 120 delegatë ,si dhe mysafirët dhe simpatizantët e Partisë Guxo.
Me këtë rast ju shpreh mirënjohje Haradin Gashit, Reshat Muratit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë për angazhimin e treguar dhe zotimet e dhëna për themelimin e degës së Partisë GUXO në Zvicër. U tha se deri te ky sukses, erdhëm për të shënuar së bashku me Ministrat dhe bashkë- kryetarët e Partisë GUXO, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, dhe anëtarët tjerë të kryesisë dhe deputetët e kuvendit të Republikës së Kosovës: Haxhi Avdyli, Jeta Statovci, Burim Meta dhe Ekrem Mustafa. Pa harruar këtu edhe Lendrit Iljazi, anëtar i kryesisë dhe këshilltar për punë të Jashtme i Ministres Donika Gërvalla. Për tu solidarizuar me kuvendin themelues të degës së Partisë GUXO në Zvicër, të pranishëm ishin edhe kryetari i degës së Partisë GUXO në Belgjikë Jakup Fejza, me anëtarët e kryesisë, nënkryetarin Besim Hajdaj dhe sekretarin Shkelzen Fanaj.
Me pas fjalën e mori Kryetari i Këshillit Nismëtar te këtij subjekti, Haradin Gashi i cili elaboroi ne pika të shkurta rrjedhën e këtij këshilli. Me pas kuvendi kaloi ne punë duke zgjedhë organet qe nga komisioni i punues, verifikues e zgjedhorë, ku me pas me vota te fshehta nga ana e kuvendarëve u zgjodh Kryetari i Partisë Guxo, Dega ne Zvicër Z. Muharrem Blakaj shkrimtar, si dhe Kryesia e këtij subjekti te ri politik.
Ne ndërkohë fjalën e morën Zonja Donika Gërvalla dhe Faton Peci, që elaboruan mbi rrjedhat aktuale te politikes, ekonomisë dhe bujqësisë në Republikën e Kosovës. Pra sot ne Shoqatën Sharri u vendos një gurthemel i Guximtareve dhe Guximtarëve ne Zvicër, që me dëshirë ju bashkëngjitën rrugës se guximshme, asaj rruge qe është trasuar nga Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova, rrugë të cilën e përcolli me sukses Presidentja Zonja Vjosa Osmani. Po atë rrugë me vendosmëri dhe te palëkundur po e përcjellin edhe dy liderët e GUXO-se në krye me zonjën Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci bashkëkryetarë.
Guxo nga një listë qe duel ne zgjedhje me një partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje , sot GUXO me sukses po shtrihet e zgjerohet si brenda dhe jashtë vendit. Andaj Guximtarët nuk ndalen, sepse ata kane guximin dhe vetëm guximin. Sepse kush guxon edhe fiton ! Ky kuvend themelues u pasurua edhe me një program artistik nga anëtarët e shoqatës nikoqire SHARRI, lokali i së cilës tash ka marrë fizionominë e një qendre të mirëfilltë kulturore.






























