KMDLNJ kërkon gjykimin e Teodosijeviq

Pas deklaratave të ish-ministrit Ivan Teodosijeviq se shqiptarët janë kriminel dhe se masakra e Recakut ishte vetëm një trillium, për cka edhe u shkarkua ditën e djeshme nga detyra e tij në Qeverinë e Kosovës, sot ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut KMDLNJ.

KMDLNJ nëpërmjet një komunikate që ka nxjerrë për media, ka kërkuar arrestimin e tij, duke thënë se ai duhet të gjykohet për fyrje në baza etnike.

Në komunikatë, ndër tjerash thuhet se “ministri i Serbisë në Qeverinë e Kosovës” nga Lista Serbe, Teodosijeviq ndonëse merrte rrogë të majme nga buxheti i Kosovës, asnjëherë nuk u ndal së identifikuari kundër Kosovës dhe në glorifikim të Serbisë.

“Së fundmi , në linjë me politikën e Serbisë të Aleksandër Vuçiqit, masakrën e shtetit të Serbisë në Reçak e konsideroi dhe u deklarua publikisht se është trillim i shovenistëve dhe terroristëve shqiptarë duke e mohuar çdo krim që Serbia e bëri në Kosovë. Si ‘ministër’ i Qeverisë së Kosovës, në shumë tubime dhe përcjellje që ua bënte politikanëve të Serbisë që ilegalisht hynin në Kosovë deklaronte se shovenistët dhe terroristët shqiptarë bënë krime ndaj serbëve para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë duke mos e treguar as ndjeshmërinë më të vogël ndaj viktimave civile shqiptare që u ekzekutuan dhe masakruan nga politika shoveniste dhe shfarosëse e Serbisë. Pas kësaj, kryeministri i Kosovës, me kërkesë të z/kryeministrit Enver Hoxhaj, e shkarkoi ministrin shovenist I. Teodosijeviq e që meriton përkrahje të plotë”, thuhet në komunikatë.