Në Turqi, sot e 23 vjet më parë, libri : “ÇËSHTJA E KOSOVËS”

 

Tash pas dy dekadash autori, veprimtari shumë vjeçar Qamil Bytyçi, përmes pyetjes  “Ç’bëre sot për Kosovën! – Bugün Kosova için ne Yaptın!”, përkujton atë kohë të rëndë kur sapo:  “Kishte filluar lufta në Kosovë,  por që në Turqi nuk njihej sa duhet problemi i Kosovës”. Me tu botuar ky libër në gjuhen turke, ish-deputeti Hüseyin Kansu, atë ua shpërndau 200 deputetëve në Parlamentin e Turqisë dhe sot ky libër gjendet në parlament. Së voni ky autor ka botuar edhe librin monografik- dokumentar “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, por ti kthemi librit të parë :

  Shkruan: Qamil Bytyçi, Stamboll

Asnjë libër nuk kishte për Kosovën në Turqi dhe mendova që botomi i një libri për Kosovën ishte i domosdoshëm. Kishim takime në nivele më të larta(president, kryeministër, ministra etj.) me pushtetarët e shtetit Turk por vetëm hynim flisnim dhe dilnim. Nuk kishim ndonjë gjë që të u jepnim që më vonë të lexonin dhe të dinin më mirë problemin e Kosovës.

Vendosa ta përgatis një libër për Kosovën por mos të ishte i trashë për shkak se njerëzit nuk kanë durim të lexojnë.

Gjeta disa shkrime të botuara më parë të personave të tjerë dhe të miat dhe botova librin me datën 18 Prill 1998 në emër të “Shoqata Vëllezëria Turko-Shqiptare”.

Ishte libri i parë që botohej në Turqi për çështjen e Kosovës.

Këtë libër ish-deputeti Hüseyin Kansu e ka shpërndarë 200 deputetëve në Parlamentin e Turqisë dhe sot ky libër gjendet në parlament.

Për botimin e librit kam pasur një mbështetje teknike të madhe nga Nexhmettin Sedefi, Deniz Severi nga Kırçova dhe Ercan Kasalari. Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë.

Atë ditë që është botuar libri isha i ftuar në kanalin televiziv STV. Në programin drejtpërdrejt ishim të ftuar të flisnim unë, mbështetësi i madh i çështjes së Kosovës gazetar, shkrimtar, ligjerues në universitet Prof. Dr. Hasan ÜNAL dhe gazetari i njohur në Turqi me origjinë nga Ohri Cengiz ÇANDAR.

Në këtë emision u lidh me telefon nga Gjermania edhe ish-kryeministri i Kosovës Prof. Dr. Bujar BUKOSHI dhe Ahmet PRİSHTİNA, me origjinë shqiptar, atëherë deputet në Parlamentin e Turqisë me vonë kryetar i Komunës së Izmirit.

Sapo doli libri nga botimi arrita ne program dhe kur ia dhashë librin Cengiz Çandarit i thash “Libri sapo ka dal nga furra, kujdes mos po ta djeg dorën”. Programi zgjati rreth 2 orë e 15 minuta.

E ndiej vetën të privilegjuar që libri i parë në Turqi për Kosovën është botuar nga ana ime.