Ngaga Sami Arifi
Melosi është një rritë petriti,
n’lojna t’sportit ai shëndriti!
Prindrit e marrin n’ledhatime,
gjithmonë ai është i parë n’mësime!
Para tij ka motrën Mirë,
e ndihmon n’mësime me dëshirë!
Gëzohën prindërit për të dytë,
sepse jetës i japin dritë.
Gjyshërit e marrin n’përqafime,
i dëgjon pa hezitim!
Edhe axhin shumë e donë,
n’oborr Melosi e përqafon!
Axhi atë e ka n’mirësi,
Melosi do t’shkruan poezi!