Për dy ditë rresht në Kosovë po qëndrojnë mbi 150 afaristë shqiptarë nga shtetet e ndryshme evropiane, për të marr pjesë në Konventën e Biznesit të Diasporës së Kosovës, ku po ashtu pati edhe prodhues nga Kosova dhe Shqipëria-. Derisa ditën e parë u zhvillua një panel me temë: “Diplomacia komerciale”, ditën e dytë afaristët vizituan disa komuna ku u njohën për së afërmi me prodhuesit vendor dhe kushtet e punës apo edhe bashkëpunimin e ndërsjellët
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Për dy ditë rresht në Kosovë po qëndrojnë mbi 150 afaristë shqiptarë nga shtetet e ndryshme evropiane, për të marr pjesë në Konventën e Biznesit të Diasporës së Kosovës, ku po ashtu pati edhe prodhues nga Kosova dhe Shqipëria-. Derisa ditën e parë u zhvillua një panel me temë: “Diplomacia komerciale”, ditën e dytë afaristët vizituan disa komuna ku u njohën për së afërmi me prodhuesit vendor dhe kushtet e punës apo edhe bashkëpunimin e ndërsjellët.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Për dy ditë me radhë dje dhe sot ( më 2 dhe 3 korrik) përmes një agjende të ngjeshur më parë në Hotelin “Emerald” të Prishtinës u zhvillua Konventa e Biznesit të Diasporës, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës, si dhe organizatorët e këtij evenimenti: “USAID Kosovo dhe Kapitujt Evropianë të Rrjetit Global të Biznesit të Diasporës Shqiptare”, në partneritet me GERMIN, “Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës”, “Shoqata E Përpunuesve Pepeko”, “Shoqata Organika”, “STIKK – Shoqata e TIK-ut në Kosovë” dhe “Innovation Center Kosova”.
Pasi që evenimentin e shpalli të hapur, drejtuesja e shoqatës GERMIN, Sinaha Bejtullahu, pasuan fjalët përshëndetës të Rozeta Hajdarit, Ministre e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Liza Magnos, Drejtoresh e Misionit USAID Kosovë, përfaqësuesit të Lazim Destanit, Kryetarit të Nderit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe Yll Blakajt, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri.
Më pastaj u zhvillua një panel mbi Diplomacinë Komerciale, të moderuar nga Artan Loxha, Zëvendësdrejtor i USAID-it, ku morën pjesë krahas Ministres Rozeta Hajdari edhe Liza Gashi Zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Nazmi Viqa, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani. Omer Nura, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Finlandë dhe Berat Rukiqi, Kryetar i Idës Ekonomike. Në këtë panel në mënyrë të shkoqitur dhe mjaft të hapur e kritike u folë për fushën e veprimtarisë së diplomacisë komerciale dhe për mjndësit e bashkëpunimit institucional me bizneset e mërgatës dhe format e bashkëpunimit midis bizneseve të diasporës dhe atyre të Kosovës, por edhe në rajon në përgjithësi.
Pas drekës pasuan takimet midis bizneseve dhe prezantimet tematike, ku me dhjetëra prodhues vendor zhvilluan biseda rreth mundësive të bashkëpunimit në relacionin mërgatë- Kosovë.
Ndërsa sot, ditën e dytë të këtij organizimi, afaristët shqiptarë nga mërgata do të vizatojnë në komunat e ndryshme të Kosovës, disa ndërmarrje prodhuese për tu njohur nga afër me kushtet e prodhimit dhe bashkëpunimin e ndërsjellët, aq më parë që disa nga firmat e themeluara janë realizuar edhe nga disa nga mërgimtarët e kthyer në Kosovë, apo pjesë e investimeve të tyre.