Sot në Gjilan hapet panairi “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale”. Në këtë panair pritet të marrin pjesë 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.
Panairi shtë mundësuar të hapet nga ministria e tregtisë dhe Industrisë si dhe Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë. Panaire të tilla organizohen cdo vit në Gjilan, në shenjë përkrahje dhe promovimi për gratë që janë të kycura në biznese private dhe e ushtrojnë atë duke sjellë produkte artizanale dhe tradicionale.






















