Në Cyrih, bëhet sot inaugurimi i Odës Tregtare Kosovë- Zvicër

436

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, përmes një shkrese njofton se sot më 15 Maj 2019, në ora 16 , do të bëhet inaugurimi i Odes Tregtare Kosovë- Zvicër, ndaj edhe ju bënë ftesë të interesuarve për pjesëmarrje në këtë akt solemn, me rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm ekonomiko – shoqëror midis dy shteteve, që kanë shtrirë bashkëpunimin në disa fusha. 

Në ftesën e ambasadës thuhet se: Me kënaqësi, ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin e inaugurimit të Odës Tregtare Kosovë-Zvicër/Handelskammer Kosovo-Schweiz, që do të mbahet në Cyrih më 15 maj 2019, ku do të marrin pjesë edhe Ministri i Ekonomisë i Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin; Zv/Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli dhe Ministri i Ekonomisë Valdrin Lluka të Republikës së Kosovës.
Përmes programit të përgatitur, organizatori njofton se:  Kjo përfaqësi, Oda Tregtare Kosovë- Zvicër, do të gërshetojë interesat ekonomike të Republikës së Kosovës, Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshtajnit, si dhe të vet kompanive kosovare në Zvicër dhe të kompanive zvicerane në Republikën e Kosovës. Njëherësh promovon rrjetin zvicerano-kosovar në biznes, administratë, politikë dhe kulturë. Gjithashtu mirëmban dhe promovon marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis Republikës së Kosovës, Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshtajnit dhe mbështet interesat e biznesit të anëtarëve të saj.

Data: 15 maj 2019  Adresa: Restorant Salmen /Uitkonerstrasse 17/ 8952 Schlieren-www.salmen.ch
Koha: 16h
Mirë se vini!